Edhe ky numër, lexues i nderuar, ka një përmbajtje të pasur dhe, gjithsesi, do ta tërheqë vëmendjen Tuaj:
Avni HALIMI shkruan për një dukuri të përhershme të autoriteteve maqedonase, duke konstatuar se është e dukshme këmbëngulja shtetërore për kulturë pa shqiptarë.
Në letrën e saj nga diaspora, Neviana SHEHI bën fjalë për domosdoshmërinë e prezencës së librit shqip në shtetet perëndimore, duke dhënë një shembull interesant.
Në këtë numër dashamirët e HEJZËS kanë rastin ta lexojnë intervistën me poetin dhe studiuesin e letërsisë shqipe, Agim VINCA
Pse kultura shqiptare duhet të ndryshojë? Këtë dilemë e parashtron filozofi ynë i shquar, Sead ZIMERI.
Gjurmëve të historisë: Kush ishte Frano Mark Jakova që e mbajti peshën e filmit “Skënderbeu…”. Për Franon shkruan e bija e tij, Valbona JAKOVA.
Si qenë përjashtuar nga Historia e letërsisë shqipe Konica, Fishta e Koliqi. Për këtë temë shkruan Brunilda PRIFTI.
Nga ARKIVI: Kultura dhe propaganda manipuluese soc-realiste gjatë periudhës së komunizmit. Si zhvillohej propaganda për Kosovën?
Agron TUFA shkruan për Mnemozinën e topikëve të trishtë letrar.
Botime të veçanta: Agron SHALA, “Shekulli XX”
Në këtë numër, Xhahid BUSHATI vjen me një shkrim interesant për Orhan Pamukun
“Nudoja e kryqëzuar në taloajo” është tregimi i Mirela Leka XHAVA
Faqja e poezisë i kushtohet Hamit ALIJAJT, një nga poetët tanë më të shquar
Në këtë numër botojmë edhe një bisedë interesante me poeten (jemeno-amerikane) Threa ALMONTASER, të cilën e përgatiti dhe e përktheu Fitim A. NUHIU.
Grogor JOVANI shkruan për Xhon KERUAK, një nga përfaqësuesit më të denjë të brezit “Bit” në Amerikën e fundviteve 40-të
Janis JOPLIN, këngëtarja që ndryshoi përgjithmonë Rock-un.
Revista përmbyllet me shkrimin e Leonard VIEZIT për filmin “Shpëtoni ushtarin Rajan”, një film epik luftarak amerikan i vitit 1998 me regji të Stiven SPIELBERGUT.
ObserverKult
Lexo edhe:
NË NUMRIN MË TË RI TË REVISTËS ELEKTRONIKE HEJZA MUND TË LEXONI…