Në numrin më të ri të revistës elektronike HEJZA mund të lexoni:
-Avni HALIMI shkruan për disa nga problemet që rëndojnë kulturën tonë. Shkrimi me titull Vetëdija kulturore dhe kulturë pa vetëdije shtron disa çështje të cilat kërkon zgjidhje urgjente.
-Realiteti letrar dhe ai jetësor është titulli i shkrimit të Agim BAJRAMIT, i cili shkruan për frymëzimin, lirinë…
-Kësaj radhe për HEJZËN flet piktori ynë i shquar Zaim ELEZI, i cili, ndër të tjera konstaton se jemi në qorrsokakun e vlerave të munguara.
-Ervina TOPTANI shkruan për mendimin origjinal dhe antikonformizmin inteligjent, me ç’rast bën fjalë për besimin në vetvete.
-Mirosllav KËRLEZAH, një nga figurat më të ndritura të letërsisë kroate, përmes shkrimit të tij tregon se si i shikonin shqiptarët akademikët serbë.
-Për figurën e të madhit Aleksandër Moisiu shkruan aktori ynë Selman JUSUFI.
-Për poezinë e Bekim LUMIT me titull “Poezia e gjeneralit të skenës” shkruan Naime BEQIRAJ.
-Shkrimtari Lazër STANI prezantohet me shkrimin “Ora ime e prishur”, i cili shkrim bën fjalë për kritikën letrare.
-Sherif SELMI vjen me qasjen e tij rreth kritikës letrare evropiane për Ismail Kadarenë.
-“Absurdi i luftës dhe psiko-drama njerëzore” është recensioni i Kemajl ALIUT rreth vëllimit poetik të Donika DABISHEVCIT, “E gjithkohshmja Andërr”.
-Në këtë numër Ju sjellim edhe shkrimin “Kampet si paradigmë” të Giorgio AGAMBEN.
-Xhaid BUSHATI bën fjalë për romansierin dhe regjisoren italiane, Sussana Tamaro.
-Një qasje interesante është ajo e studiuesit tonë Afrim REXHEPI me titull, Letërsia dhe ekologjia.
-Faqja e e poezisë i është kushtuar Irena Kuka DRAGOTIT, kurse me tregim prezantohet Imer Topanica.
-Një shkrim mjaft interesant është ai me titull: “Si të analizohet poezia”, përkthyer dhe përgatitur nga Fitim NUHIU.
-Në faqen që i kushtohet filmit, Leonard VEIZI bën fjalë për filmin që erdhi si bashkëpunim i Stefën King dhe Stenli Kubrik.
ObserverKult