Edhe numri më i ri i revistës elektronike HEJZA vjen me një përmbajtje të pasur, i cili numër gjithsesi do të zgjojë kureshtjen e lexuesve të saj.
Avni HALIMI në shkrimin e tij të radhës trajton problemin e qasjes së subjekteve politike shqiptare (në Maqedoninë e Veriut) ndaj kulturës së tyre si dhe detyrimet që kanë ato për këtë kulturë.
Neviana SHEHI kësaj radhe prek disa shqetësime të diasporës shqiptare në planin artistik.
Në këtë numër, për revistën HEJZA flet shkrimtari dhe publicisti ynë i njohur, Luan RAMA, i cili veç tjerash, me të drejtë konstaton se në letërsi dhe arte ka shumë diletantizëm dhe amatorë.
Një nga penat më të mira të gazetarisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, njëherit poet e prozator, Daut DAUTI, na sjell një profil të shkrimtarit të shquar malazez, Jevrem BËRKOVIQ, i cili ishte mik i madh i shqiptarëve…
Arti dhe morali, është një analizë e shkurtër e relativizmit estetik, shkruar nga Albert BIKAJ.
Për lexuesit tani sjellim dhe një shkrim të shkurtër të poetit tonë (të ndjerë) të shquar, Basri ÇAPRIQI, i cili bën fjalë për simbolin dhe metaforën.
Letërsia arbëreshe është shkrimi i Ymer ÇIRAKUT, i cili vlerëson se letërsia mbetet pika kulmore brenda kulturës së njohur arbëreshe, e krijuar nga ai komunitet shqiptarësh – të emigruar në disa valë, gjatë shekujve të Mesjetës, në drejtim të viseve jugore të Italisë dhe të vendosur kryesisht në Kalabri e Sicili…
Me një opinion të tij rreth kritikës letrare na prezantohet edhe poeti Sadik KRASNIQI...
Xhahil BUSHATI shkruan për veçoritë artistike të shkrimtarit Lazër STANI në librin e tij “Kohë për nuse”.
Alma ZENELLARI shkruan për librat që i duan fëmijët, duke theksuar se dashuria për librat duhet të zgjasë në kohë, që do të thotë se një libër i mirë bëhet një mundësi e shkëlqyer për të zgjuar ndjenja më të thella te fëmijët që do ta shoqërojnë në jetë.
Sami PIRAJ shkruan për valltarin e shquar shqiptar, Zija Aliu, për të cilin Lirie R. Aliu botoi monografinë “Korifeu i valleve të Karadakut”.
Për procesin krijues, frymëzimin, kohën…shkruan Ndue UKAJ.
Një shkrim mjaft tërheqës është ai i Agron Gashit i cili bën fjalë për vëllimin poetik E GJITHKOHSHMJA ANDËRR të Donika DABISHEVCIT.
Mustafë XHEMAILI bën fjalë për librin poetik “Rivali i Adamit” të LULZIM TAFËS.
Fatmi MINGULI shkruan mbi librin “Ndëshkimi i spiunit” të Mark Zadesë.
Në këtë numër me poezi na prezantohet poetja MIRELA PAPUÇIU.
Po kështu, në këtë numër botojmë edhe një intervistë me shkrimtaren indiane, Parul KAPUR, të cilën në shqip na e sjell Fitim A. NUHIU.
Një shkrim mjaftë i veçantë është ai i Salman RUSHDIE, me titull “Shkruaj për lexuesit, jo për kritikën”.
Tregimi me titull BERTA është i Shkëlzen HALIMIT.
Nga pena e Bujar MEHOLLIT botojmë shkrimin kushtuar kompozitorit të famshëm, Ennio Morricone.
Ky numër mbyllet me shkrimin e Leonard VEIZIT, i cili na sjell informacion të bollshëm rreth filmit “Lista e Shindlerit”, realizuar nga mjeshtri i madh i kinematografisë botërore, Stiven Spilberg.
ObserverKult
Lexo edhe: