Në Paris vendoset fotografia e Arlindës – simbol i luftës kundër leukemisë

Vitin e kaluar, Arlinda Morinën, jeta e ballafaqoi me sëmundjen e leukemisë.

Por, Arlinda, e cila karakterizohet për energjinë, talentin e dashurinë ndaj filmit e artit në përgjithësi, me gjithë vështirësitë, ia doli ta mund leukeminë.

Ajo tashmë është simbol i luftës kundër kancerit dhe kjo është pikërisht arsyeja pse fotografia dhe historia e saj është vendosur në një pano pranë Kullës së Ajfelit në Paris.

Fotografia u realizua nga Boubkar Benzabat dhe u shfaq së bashku edhe me fotot e historitë e grave tjera që i mbijetuan kancerit pikërisht në Ditën kundër Kancerit, transmeton ObserverKult.

Arlinda është një mike nga Kosova. Kur ajo më pati treguar se vuan nga leukemia, shkova në Prishtinë për ta vizituar.
Kemioterapia e saj veçse kishte filluar.
Në Kosovë ishte vështirë ta merrje trajtimin e duhur, kështu që u desh të merrej në Turqi.
Arlinda gjithmonë është marrë me sport, duke përfshirë edhe karaten në një nivel të lartë. Kjo e kishte ndihmuar ta ndërtonte një mendësi të fortë, e cila e ndihmoi ta luftonte sëmundjen (tashmë është shëruar).
Ajo kurrë nuk e fshehu sëmundjen e saj, por e ka shfaqur haptaz dhe është përkrahur nga miqtë e të afërmit në Kosovë, të cilët e shfaqën nëpër rrjete sociale ‘luftën’ e saj me sëmundjen.
Kjo është bërë me vullnetin për ta shfaqur luftën e saj, kur Arlinda më pati kërkuar ta fotografoja gjersa ishte në spital. Rezultati ishte kjo fotografi.”, përshkruhet historia e Arlindës në panon e vendosur në Paris.
/ObserverKult