Në prag të përballjes së Kombëtares së Kosovës kundër Malit të Zi, artisti Genc Rodiqi ka publikuar këngën e tij të re, të cilën ia ka dedikuar legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
“Për Fadil Vokrrin dhe për të gjithë ata që kontribuan gjatë viteve dhe që po vazhdojnë të kontribojnë per zhvillimin e footballit në Kosovë. Faleminderit të gjithëve për çaste të paharuara. Na priftë e mbara. Përshëndetje nga Genci dhe Sameri. Ps. Që ka të interesuar për sponzorim të videos për këtë këngë ju lutem na lajmëroni”, ka shkruar Rodiqi në Facebook.
Rodiqi ka publikuar vetëm versionin audio të këngës, ndërsa për realizimin e klipit të saj, fton sponsorët ta përkrahin.
Ndeshja mes Kosovës e Malit të Zi luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 20:45./ ObserverKult