Artistë të shumtë vendorë e të huaj duke filluar nga dje e deri me datë 9 shtator, pra për pesë netë radhazi do të performojnë në Festivalin “DAM 2023”, edicion ky i 18-ti me radhë që po mbahet. Ky festival po mbahet në skenën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.
Violinistet nga Hungaria, Amira dhe Mariam Abouzahra, të shoqëruara në piano nga nëna e tyre, pianistja Nora Emody, mbrëmë interpretuan kryeveprat nga Leo Weiner, Pablo de Sarasate, Fritz Kreisler dhe Maurice Ravel.
Ndërsa mysafire nderi në përmbyllje do të jetë flautistja Luisa Sello Flutist, Ambasadore e Muzikës dhe Kulturës Italiane e cila do të performojë së bashku me talentët tanë muzikorë.
Festivali DAM (Festivali Ndërkombëtar i Muzikës) është një nga ngjarjet më të spikatura kulturore që për 18 vite me radhë po zhvillohet në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë.
Ky Festival është themeluar në 2006, dhe është një festival vjetor i muzikës klasike dhe bashkëkohore i cili mbledh muzikantë të rinj dhe të dalluar nga e gjithë bota.
Ai pasuron skenën kulturore kosovare dhe shërben si një dialog ndërkufitar përmes muzikës.
Ndryshe, një nga mbështetësit kryesor të festivalit është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
/ ObserverKult
Lexo edhe:
“UDHËTIMI I GJATË DREJT NATËS” FITON NË FESTIVALIN E TEATROVE NË FERIZAJ
Ka përfunduar edicioni i 53-të të Festivalit të Teatrove të Ferizajt. Këtë vit tetë shfaqje kanë konkurruar për çmimin kryesor, ndërkaq një ka qenë jashtë garës.
Shfaqja “Udhëtimi i gjatë drejt natës” e prodhuar prej Teatrit Kombëtar të Kosovës, nën regjinë e Iliriana Arifit dhe me tekst të Eugene O’Neil, është vlerësuar si më e mira nga juria në përbërje prej regjisorit e aktorit Mentor Zymberaj, regjisorit Iliran Himaj dhe dramaturges e gazetares Getoarbë Mulliqi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult