Në qershor, gara për muzicientët e rinj

Për të gjithë të interesuarit për gara në muzikë, artistja Sihana Badivuku ka një lajm të mirë.
Ajo përmes një njoftimi në faqen e saj në Facebook ka bërë të ditur se në qershor Ars Kosova organizon një të tillë.

“Kemi kënaqësinë që të gjithë artisteve të rijnë të muzikës të ju tregojmë lajmin që ArsKosova Garat e Muzicienteve të Rinj për vitin 2020 do të vijnë shumë shpejtë në Qershor. Lajmërojini miqtë tuaj dhe të gjithë ata që duan të jene pjese e garave për këtë vit dhe te testojnë aftësitë e tyre”, shkruan Badivuku./ ObserverKult