Në rrezik sinagoga e Sarandës/ Buldozerët dhe çekiçët po gërmojnë pranë rrënojave antike në qendër të qytetit

Në qytetin e Sarandës po punohet për ta shndërruar në një qytet më të bukur dhe të jetueshëm.

Por këto rregullime përfshijnë dhe shkuljen e kalldrëmit të 2018-së, nga buldozerë dhe çekicë të cilët po gërmojnë në Qendrën historike të Qytetit Antik.

Çekici gërmon jo më larg se 20-30 metra nga rrënojat e Sinagogës Antike të shek të V-të  dhe vetëm pak metra nga Muret Rrethuese të Qytetit.

Sinagoga Antike e Sarandës është zbuluar nga arkeologu sarandiot Dr. Kosta Lako në vitet 80-të. Në vitin 97 u rrethua me ndërtime dhe kioska të cilat Kryeministri i asaj kohe Fatos Nano i rrafshoi, duke i dhënë qytetit një vlerë monumentale historike. Sinagoga e Sarandës është Tempulli i dytë më i hershëm Hebraik në Ballkan dhe një dëshmi e një prezence të hershme të judeve në Ballkanin Romak.

Me pastrimin e rrënojave nga Qeveria Nano, Universiteti Hebraik ne 2003, dërgoi dy nga arkeologët e saj më të rëndësishëm të cilët së bashku me Dr. Etleva Nallbanin konfirmuan në mënyrë shkencore se godina e zbuluar nga Dr. Kosta Lako ishte një Tempull hebraik me mozaike të një niveli të lartë.

Shumë botime të kohës përfshirë New York Times, Washington Post, Harez, Archaeology Magazine, National Geographit shkruajtën për këtë zbulim të rëndësishëm në Saranda.

Republika e Shqipërisë ka edhe një ligj që ndalon punime të çfarëdo lloj karakteri në zonat me rëndësi arkeologjike pa praninë e arkeologëve dhe pa një vëzhgim arkeologjik paraprak.

Këtë alarm e ka ngritur studiuesi Auron Tare, duke theksuar se betoni po derdhet pa kursim mbi rregullimet e mëparshme të çdo administrate.

Videon e plotë mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/Top Channel

ObserverKult


puthjet timo flloko braktis

Lexo edhe:

TIMO FLLOKO: I VETMUAR KËTË FUND DIMRI…

I vetmuar këtë fund dimri,
Endem urës së Bruklinit,
Një oqean na ndan në mes,
Në prag të Shën Valentinit.

Kam mall…Eh, ç’mall ta dish!
Ç’mrekulli kur shoh në park,
Se si zogjtë në arrati,
Marrin sytë e mi për larg.

Hyj’i Shën Valentinit,
Botën si pajton tërheq,
Fat të ndryshëm ka gjithkush,
Qoftë i lumtur a fatkeq.

Mister dashuria, fshehtësi,
Një rebus i përhershëm mbetet,
Kë braktis, për ty jep edhe jetën,
Ajo lakmon, tjetrit i jepet.

Kryeneçe, ndëshkuese, sunduese,
Skllav bën dashuria edhe mbretin.
(Përherë veç njëri do më shumë,
Njëlloj s’e duam kurrë njëri-tjetrin)

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult