Në SHBA botohet romani “Hojet” i shkrimtarit Fahredin Shehu në gjuhën angleze

Këto ditë në ShBA, u botua romani “Hojet”, nga autori kosovar Fahredin Shehu.

Shtëpia botuese Inner Child Press LTD, me bazë në New Jersey njoftoi se bashkëpunimin me Shehun e kanë që nga viti 2012, kur botuan përmbledhjet me poezi, Pleroma’s dew, Bonds, Umami, Herenow etj. Ky roman shënon veprën e tetë të Shehut të botuar nga kjo shtëpi botuese.

Redaktorja e specializuar pranë Inner Child Press International LTD, prof. E Penn State Unibersity, PhD Hülya Yılmaz ndër të tjera shkruan:

“Honeycomb nga Fahredin Shehu është një roman fantazie me përmasa të jashtëzakonshme, duke ndriçuar referenca mitike dhe mistike, dhe elemente novatore në fushën e të shkruarit krijues. Në traditën e stilit të tij letrar të njohur globalisht, autori paraqet një tjetër vepër unike në fushën e letërsisë së prozës. Përmes shfrytëzimit të tij të shkathët të platformave kulturore të ndryshme, Shehu i ofron audiencës së tij një pamje të gjerë të ngjarjeve të pasura historikisht nga shumë rajone të botës. Të gjithë lexuesit duhet të bëjnë është të pranojnë ftesën bujare të autorit për të marrë pjesë në udhëtimin e tij”.

Për botimin në gjuhën shqipe të vitit 2013, Akademik Ali Podrimja shkroi:

“Libri i Fahredin Shehut hap portat e krijimit mistik, prandaj krijuesit e ardhshëm dhe interpretuesit e teksteve të tilla do të ndeshen me diçka të panjohur me herët në letërsinë shqipe.
Teksti i tij na kujton kohen e Naim Frashrit dhe krijuesve të tjerë, të cilët ishin edukuar dhe kultivuar në filozofinë e Lindjes, prandaj unë si krijues ju heq kapuçin krijueseve te këtillë, sepse hapin porta te një artikulimi që vështire do t’i hapin të tjerët”.

Kurse shkrimtari Daut Demaku tha si në vijim:

“Kënaqësia e rileximeve të dorëshkrimit “Hojet”, një ditë, u dashtë të përfundojë. Por, ky përfundim është i përkohshëm, vetëm deri në ditën kur dorëshkrimi të shndërrohet në libër. Pasi të ndërrojë trajtën” teknike, rileximet do të vazhdojnë. Sepse: kënaqësia e përjetimit të jehonës nuk mund të përmbyllet, përjetimi vazhdon. “Hojet” janë JEHONË! Pse? Të gjithë të përndriturit e botës së madhe janë maje të larta. Secila maje është origjinale dhe e përkryer, pa asnjë krahasim tjetër. Dhe: secila maje është e vetmuar. Sa më e lartë maja, aq mëte
thellë vetmia. Por, këto maje të larta, këto drita të përjetshme – njerëzimit ia kanë transmetuar të vërtetat e amshueshme dhe, ne të vdekshmit e rëndomtë, mezi arrijmë t’i kuptojmë. Mes majeve të larta dhe luginës së rëndomësisë – të vërtetat na vijnë në formë të jehonës, dhe kështu, duke qenë të lumtur që kemi një “urë” në mes të majeve dhe luginës, nuk na vret etja dhe nuk na harron drita.
Të faleminderit Fahredin Shehu!”

Ndërkaq për krijimtarinë e Fahredin Shehut, poeti Xhenc Bezhi konkludon:

“Poezia e Fahredin Shehut paraqet zërin më origjinal, më inventiv dhe më pionier në letërsinë bashkëkohore shqipe.
Ajo e ridimensionon poezinë tonë konvencionale dhe na përfaqëson duke dalë fuqishëm në skenën botërore”

Fahredin Shehu është një nga autorët tanë më të përkthyer në gjuhë të huaja.

ObserverKult


Lexo edhe:

FAHREDIN SHEHU: BIJA IME, KE DËGJUAR SI GËNJEJNË?