Një dorëshkrim unik, i diktuar dhe me shënime të Napoleonit, gjatë mërgimit në Shën Helena, i cili rrëfen për lavdinë e betejës legjendare të Austerlitzit (1805), doli në shitje në Paris.
Me një shkrim të ngjeshur në një volum prej 74-faqesh, ky dorëshkrim diktuar më besimtarit mes besimtarëve, gjeneralit Henri-Gatien Bertrand, i korrigjuar nga vetë Napoleoni, i cili prish me kryq fjalë ose shënon vërejtjet e tij me shkrim të vogël. Gjithsej njëmbëdhjetë shënime. Dorëshkrimi shoqërohet me një plan-beteje në letër kalk të vizatuar nga gjenerali.
Ky dokument “përrallor” del në shitje për një milion euro
Me rastin e dyqindvjetori të vdekjes së Perandorit, më 5 maj 1821, dorëshkrimi për fitoren e tij më të madhe, më 2 dhjetor 1805, me gjithë inferioritetin në numër të Ushtrisë së Madhe (Grande Armée), është ekspozuar në galerinë dhe shtëpinë e ankandeve “Arts&Autographes” në Odeon, në shitje për një milion euro.
Dorëshkrimi është blerë në vitet 1970 nga pronari i galerisë, Jean-Emmanuel Raux, një ekspert autografësh, i cili e kishte gjetur atë gjatë shitjes së trashëgimtarëve të Bertrand në kështjellën e tyre Châteauroux. “Askush nuk ua hidhte sytë shkrimeve të Shën Helenës në atë kohë. Është dokumenti historik më legjendar që mund të gjesh në duart e dikujt mbi historinë e Francës”, – i tha AFP Jean-Emmanuel Raux. I shqetësuar për pasardhësit, Napoloni e zbukuron disi betejën.
Për këtë betejë ka shumë shkrime, ekzemplare për strategjinë e jashtëzakonshme, deri në atë pikë sa vijon ende të mësohet në shkolla ushtarake si “Saint-Cyr”, teksti tregon një Napoleon jashtëzakonisht të shqetësuar për pasardhësit. “Napoleoni jep një version të zbukuruar të betejës. Një gjë e tillë vërehet në intonacionin e fjalive. Është dielli i famshëm i Austerlitzit”, – vëren Alizée Raux, vajza e pronarit të galerisë që punon me të atin.
E gjithë fushata që i ka paraprirë betejës, tërheqjet, negociatat për të besuar në dobësinë e ushtrisë napoloniane, madje edhe vetë konfrontimi janë dhënë ne detaje. Rrëfimi këmbëngul: “tetë ditë më parë”, perandori kishte zgjedhur vendin ku do të fuste në kurth armikun. Dy ditë para betejës, Napoloni shkon në zbulim. Ai shtoi me dorën e tij: “madje, ai përparoi aq shumë me pak njerëz, sa piketa e prapavijës u shpëtua nga kozakët”.
Napoleoni lartëson heroizmin e “njerëzve të mirë”
Heroizmi dhe entuziazmi janë lartësuar me ekzagjerime: “nuk pati qoftë edhe një oficer, një gjeneral, një ushtar, që nuk i cili nuk ishte i vendosur o të fitonte, o të vdiste”. Pas betejës, kur perandori përshkoi fushëbetejën e mbuluar me kufoma dhe të plagosur, “nuk kishte gjë më prekëse sesa të shikoje se ata njerëz të mirë e njohën. Ata harruan vuajtjet e tyre dhe thanë: A u arrit fitorja, të paktën?”.
Sulmuesit rusë do të shpartalloheshin brenda nëntë orëve, duke u mbytur pjesërisht në liqenet e ngrira. Armiku trajtohet me keqardhje dhe zemërgjerësi, sipas rrëfimit: “të jesh i mundur, nuk do të thotë se resht së qeni pjesë e trimave”, – kështu i tha perandori një oficeri rus të plagosur./Konica.al