Botues e librarë janë mbledhur në Qendrën e Librit në Shqipëri për të folur për sfidat e këtij viti.
Ndërsa drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL), Alda Bardhyli, u ndal te leximi, klubet e librit, fondet e përkthimit e fondet e të rinjve, vështirësia e përkthimit të autorëve shqiptarë në gjuhë të huaj.
Për këtë të fundit foli edhe botuesi Petrit Ymeri, i cili rikujtoi çështjen e librave të përzgjedhur nga Ministria e Arsimit për bibliotekat shkollore dhe bibliotekat publike bosh si problem. Për botuesin Bujar Hudhri, thembra e Akilit është shitja.
“Shpërndarja e shitja e librit është proces shitblerje. Dikush, mund të thotë, se si e ul në këtë nivel bisedën, por kjo është e themelorja.
Ne mund të bëjmë çudira me librin, por libri nuk shkon te lexuesi. Tirana është kthyer prej 30 vitesh në një depo të madhe të librave. Jo dyqan, por depo. Nuk kemi të drejtë morale që një libër i Ylljetit e Kadaresë të mungojë në Përmet a Leskovik. Ajo që i vuri kazmën kësaj gjëje është TVSH-ja e librit. Kjo e shkatërroi tërësisht librarin sepse më përpara merrnin libra dhe na i sillnin paratë kur i shisnin, tani nuk i marrin fare, se nuk duan të marrin me dokument. Ju duhet te paguajnë”, tha Bujar Hudhri.
Ai kërkoi heqjen e TVSH-së mbi librin dhe ndihmë për qiratë e librarive. Ndërsa botues të tjerë folën për buxhete të ulëta që sjellin kulturë të varfër.
“Vëmendja e shtetit për autorët e rinj dhe për autorët shqiptarë nuk e kalon 0.2 përqind ose 0.5 përqind. Ky është një kontribut për kulturën shqiptare që duhet kthyer vëmendje nga ju, dhe kjo është çështje buxheti.
Gjithçka është te buxheti, një buxhet i varfër- absolutisht një kulturë të varfër do prodhojë. Librat që hyjnë në bibliotekat e shkollave janë: libra me kriminel, me hajdutë, libra si të vjedhësh, që në titull pra libra me gangsterë”, tha Gëzim Tafa.
Ndryshime në ligjin për librin dhe një ligj i ri për leximin janë çështjet me të cilat po merret QKLL./balkanweb
ObserverKult
Lexo edhe:
ABSURDE SHQIPTARE: LIBRARITË NË SHQIPËRI REFUZOJNË LIBRAT E AUTORËVE NGA KOSOVA DHE MAQEDONIA
Libraria ADRION e Tiranës refuzon në mënyrë “më kulturore” librat e autorëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë
Këto ditë, një botues serioz nga Maqedonia e Veriut, paska shpërndarë libra nëpër librari të ndryshëm në Kosovë e në Shqipëri.
Ideja e botuesit ishte që, të shpërndahen librat, qoftë kjo edhe falas, në dëm të botuesit, vetëm të shpërndahen, të lexohen, të vihen nëpër raftet e bibliotekave shtëpiake.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult