Në skenën e Teatrit e Operas vjen sot për publikun koncerti instrumental e simfonik “Beethoven Celebration”

“Beethoven Celebration”, koncerti instrumental e simfonik do të vijë sot për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë duke filluar nga ora 19:00.

Kështu ka njoftuar drejtoresha e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Abigeila Voshtina.

“Nisim muajin me Triplon e Beethoven në koncertin instrumental- simfonik “Beethoven Celebration”, ka shkruar ajo në Facebook.

Në violinë do të performojë Abigeila Voshtina, njëherësh drejtuese e institucionit, në piano Etrita Ibrahimi, ndërsa në violonçel do të jetë i ftuari special Ettore Pagano.

“Është një koncert intrigues për ne. Origjinali është shkruar vetëm për violinçel dhe ndërthurja me violinë e piano e bën edhe më intrigues”-shprehet Ettore Pagano.

Duhet theksuar se Pagano është vlerësuar me çmimin e parë në më shumë se dyzet gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

ObserverKult


Teatri i Operas dhe Baletit

Lexo edhe:

PLAGJIATURË APO JO? BALETI PREMIERË NË TEATRIN E OPERAS DHE BALETIT SI KOPJE E ”ONE”

Një shfaqje që flet për dheun, për tokën dhe për respektin që duhet të tregojmë për natyrën. Do të ketë edhe hamam, hare në kërcim.

Këto janë detajet që ndau me gazetarët koreografi Julind Dervishi, ndërsa na ftoi ta ndiqnim baletin “Humus”. Ishte premiera e kësaj fundjave në Teatrin e Operas edhe Baletit.

Dheu ishte elementi kryesor, kjo ishte e kuptueshme. Por, mënyra se si përdorej ky element dukej i ngjashëm me një shfaqje tjetër baleti, vendosur në skenë rreth 5 vite më parë nga një kompani baleti që quhet Vertigo. Shfaqja e tyre titullohet “One”, e jona “Humus”, transmeton ‘a2news.com’.

Muzika orientale nuk mungonte në të dyja shfaqjet. Sigurisht nuk ishte e njëjta, por hareja që premtoi koreografi po.

Këtu në ‘Humus’ nga Julind Dervishi, në Teatrin e Operas dhe Baletit gjithsesi viktimën

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult