Bilbili i Kosovës dhe muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, dje ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga ora tetë ka filluar të mbahet e pamja për vdekjen e saj.
E pamja do të jetë e hapur sot deri në ora 17:00, ndërsa nesër do të bëhen homazhet në hollin e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa varrimi i saj do të bëhet në fshatin e lindjes, në Pagarushë të Malishevës.