Në Tiranë nisë festivali njëjavor i shkencës “Shkenca nga të rinjtë te fëmijët”.
Festivali organizohet nga Akademia e të Rinjve dhe Akademia e Shkencave. Marrin pjesë studentët e Nivelit Master Shkencor në Histori të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës, Vasjana Ana Nune dhe Arbër Pandeli Zeneli.
Mbështetur nga pedagogu Andi Rembeci, studentja Jola Tasellari e Departamentit të Letërsisë të Universitetit të Tiranës.
Me mbështetjen e pedagoges Belfjore Qose dhe studentja Anja Madhi nga International Maarif Schools Elbasan, rrjet i Universitetit të New Yorkut në Tiranë.
Pedagogia Edelajda Cenaj-Cepa, ndanë me gjimnazistët e shkollave të mesme “Partizani”, “Eqerem Çabej”, “Sandër Prosi” dhe “International Maarif Schools, Elbasan”.
Tema referente të këtij Festivalit Shkenca nga të rinjtë te fëmijët, janë:
“Përse është e rëndësishme historia dhe si mund të ndryshojë të ardhmen tuaj?”
“Si studiohet letërsia” dhe “Studimet antropologjike: Romët në rajonin e Mesdheut, historiku dhe përshtatja me kulturat vendëse.”
ObserverKult
Lexo edhe:
TREKËNDËSHI I BERMUDËS: ÇFARË MUND TË NA TREGOJË SHKENCA PËR RAJONIN MISTERIOZ TË OQEANIT ATLANTIK
Në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara, ekziston një hapësirë në oqeanin Atlantik që ka prej kohësh një reputacion të frikshëm.
Anijet që kalojnë aty zhduken pa lënë gjurmë.
Fluturimet mbi atë zonë zhduken nga ekranet e radarëve, për të mos u parë më kurrë.
Ngjarjet misterioze kanë shkaktuar teori nga më të ndryshme. Që nga ndërhyrjet e mbinatyrshme, tek rrëmbimet aliene. Ose flasin për një zonë që është disi jashtë kufijve normalë të realitetit fizik.
Thuhet se Trekëndëshi i Bermudës është një vend paranormal.
Sigurisht që ky është vetëm një version i historisë. Trekëndëshi i Bermudës ka qenë vendi i një numri zhdukjesh të anijeve dhe avionëve. Fati i tyre mbetet ende misterioz. Megjithatë, disa ekspertë kanë propozuar shpjegime shkencore për këto ngjarje.
Në ujërat e trazuara nga stuhia në Atlantikun e Veriut, siguria nuk është kurrë një garanci.
Po ku gjendet Trekëndëshi i Bermudës?
Si shtrihet ai midis Majamit, San Huanit, Porto Rikos dhe ishullit të Bermudës.
Në tërësi, ai përfshin qindra e mijëra km2 në Oqeanin Atlantik Verior, pra një zonë shumë e madhe.
Aty kalojnë shumë anije që shkojnë e vijnë nga Bregu Lindor dhe Gjiri i Meksikës. Trekëndëshi i Bermudës e mori emrin nga një artikull i vitit 1964 në revistën “Argosy”. Aty bëhej lidhja midis disa zhdukjeve në rajon.
Artikulli fliste për zhdukjen e “USS Cyclops”, një anije furnizimi e Marinës së SHBA-së në vitin 1918. Për humbjen e një avioni bombardues gjatë një stërvitje në vitin 1945.
Po ashtu për humbjen e njërit nga avionët e kërkim-shpëtimit që ishte dërguar për të kërkuar ata.
Këto incidente dhe të tjera, janë bërë sot pjesë e njohurive mbi Trekëndëshin e Bermudës.
Historitë synojnë të të kuptohet se ka diçka e fshehur nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik.
Ka edhe shpjegime më realiste mbi këtë fenomen. Ato fillojnë nga magnetizmi i paqartë deri tek flluskat e rrezikshme.
Fakti që zona brenda Trekëndëshit të Bermudës ka shumë trafik detar, mund të shpjegojë një pjesë të misterit.
Rajoni me shumë anije, do të përjetojë më shumë aksidente sesa në një zonë me më pak aktivitet.
Shtojini kësaj edhe faktin se Trekëndëshi i Bermudës përfshihet shpesh nga uraganet, nuk është e vështirë të kuptosh se pse atje zhduken herë pas here anijet.
Një shpjegim tjetër i zakonshëm për Trekëndëshin e Bermudës qëndron tek magnetizmi.
Poli Verior magnetik i Tokës, nuk është i njëjtë me Polin e Veriut gjeografik, gjë që do të thotë se busullat zakonisht nuk drejtojnë saktësisht drejt veriut.
Dhe gabimet në orientim janë fatale në ujërat shpesh të cekëta të Karaibeve.
tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult