
Në ditën e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, në kafenenë e preferuar të tij, pranë parkut të Liqenit të Tiranës, është vendosur një shtatore bronzi.
Vendosja e kësaj skulpture përkujtimore ka qenë një nismë e miqve më të afërt të shkrimtarit.
E pranishme ka qenë edhe bashkëshortja e tij, Helena Kadare e cila u shpreh për mediet se, kjo ditë ka një domethënie të veçantë për të.
“Kjo shtatore e mrekullueshme, në ditëlindjen e Ismailit, ishte një ndjenjë që të mbushte zemrën”, tha Helena Kadare, e cila kujton me mall se si Ismaili vinte çdo ditë në këtë vend, së bashku me botuesin e tij, për shëtitje dhe kafe.
Shtatorja është vepër e skulptorit Henri Nimani, i cili është kujdesur që figura e shkrimtarit të njohur të ishte sa më njerëzore./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
Si sot, 90 vjet më parë, lindi shkrimtari i njohur, Ismail Kadare






