Në vitin 2022 është tragjike të ketë fëmijë që janë dëshmitarë të një lufte…

elona caslli

Fëmijët e luftës

Nga Elona Caslli

Në vitin 2022 është tragjike të ketë fëmijë që janë dëshmitarë të një lufte. Është tragjike të mendosh që ka fëmijë që numërohen si viktima të një lufte. Duket se veç teknologjisë asgjë nuk ka përparuar në shoqërinë njerëzore.

Çdo luftë kudo qoftë i kujton njerëzimit se ky i fundit nuk ka mësuar asgjë nga e shkuara dhe se njeriu është thjesht një qenie primitive që mund të vishet dhe të ushqehet më mirë, por nuk mund të mendojë më mirë. Njeriu mbetet një qenie e kequshqyer mendërisht.

Çdo luftë është dështim i njerëzimit.

Çdo fëmijë i vdekur tregon se sa larg është njeriu nga të qenit njeri.

Post Scriptum- Lufta pjell veç luftë. Vdekja mbjell veç vdekje.

ObserverKult

___________

Lexo edhe:

ELONA CASLLI: NËNA SHKOI… BASHKË ME TË SHKUAN DHE VITET...