Në Vushtrri ka nisur festivali ndërkombëtar i filmit “Castle Fest”

Në Kalanë e Vushtrrisë mbrëmë ka filluar festivali ndërkombëtar i filmit “Castle Fest”, festival i cili i tëri u ideua nga dy aktorët, profesor Besar Zahiti dhe Fazli Muharremi.

Përmes llogarisë në Facebook, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka shkruar disa fjalë lidhur me këtë festival.  

“Vushtrria, vend i artit dhe kulturës”, ka shkruar kryetari Idrizi.

Në natën e parë të këtij festivali janë shfaqur 4 filma të metrazhit të shkurtër cilët janë përzgjedhur nga juria dhe pjesëmarrësit në këtë festival janë nga Franca, Gjermania, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Ky projekt është përkrahur nga Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Ndryshe, festivali i filmit ‘Castle Fest’ do të zgjas dy ditë./ObserverKult


Lexo edhe:

VUSHTRRIA MBAN FESTIVALIN “TAKIMET E POETESHAVE SHQIPTARE”

Vushtrria mbajti Festivalin “Takimet e Poeteshave Shqiptare”, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Tahiri tha se është “kënaqësi të shohësh poeteshat nga të gjitha trojet shqiptare teksa vallëzojnë”.

Postimi i plotë:

Vushtrria mban Festivalin “Takimet e Poeteshave Shqiptare Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”

Në Vushtrri është mbajtur Festivali “Takimet e Poeteshave Shqiptare” edicioni i 39-të. Në këtë edicioni të Takimit të Poeteshave Shqiptarë i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Drejtoresha e kulturës, Arta Ismajli, artistë dhe figura të shquara të qytetit të Vushtrrisë si dhe 21 poete të përzgjedhura nga juria profesionale.

Çmimin e parë në Festivalin“Takimet e Poeteshave Shqiptare” edicioni i 39-të e mori poezia me titulin “Rri” nga poetja Leonora Lokaj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult