Nga Neeli Cherkovski
unë jam kështu siç jam
sepse askush nuk mund të më bindte
të jem ndryshe, një mendim i thjeshtë
për t’u pëmbajtur
nga rrënojat e sjelljes së keqe
është në rregull të thuash “po”
kur e ke ndër mend të thuash “jo”
është në rregull të bësh çmos
derisa plakesh
sepse askujt as që ia ndien vërtet
bile edhe as që duan
unë jam kështu siç jam
për inat të tjerëve, e mbaj titullin
“poet” me respekt të lartë dhe
shkruaj një varg a dy vargje të thjeshta
unë jam kështu siç jam
e mirëmbaj kopshtin, ua kam frikën
dokumenteve të gjykatës, jam i kujdesshëm
me formularët e taksave, nuk kam mësuar
se si të hap një kuti me flutura
unë jam kështu siç jam
i zoti t’i ruaj sekretet pavarësisht
që flas shumë, lajmeve reale
ua lëshoj zërin,
turma të zemëruara në Budapest, trazira
në rrugët e Pekinit, një re e porsalindur
që lakmon kopshtin
unë i nënshtrohem sall muzikantit të verbër
dhe “borisë së tij të kotë”.
Përktheu:Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:
NEELI CHERKOVSKI: ELEGJI KOPSHTI
e kam gjetur kopshtin në
gjendje të mirë sot,
ti je mysafiri im
kësaj pasdite
do të bëj espreso
të fortë dhe do t’i prij Krishnas
nëpër lule
që lulëzojnë këtu
mund të prekësh
kokën e
një kllouni të regjur
dhe të mbledhësh jasemin
do të zbuloj ujëvarën
ngjitur me mullirin, pas
kafes një gotë verë
në tarracën e poshtme
kaktusi shkëlqen,
fieri drusor dhemb
pason pema e bananës
dëshirë e ndjeshme
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult