Në “Durrësin e mozaikëve” ka dalë edhe një herë tjetër në dritë, një mozaik tepër i rrallë, që mendohet se daton në shek. I të e.s.
Ky është mozaiku i Meandrit, dikur dyshemeja luksoze e një banese antike, që prej vitesh ishte zhytur në ujërat e zeza të pallatit, në nëntokën e të cilit u zbulua.
Me nisjen e punimeve për riforcimin e pallatit shumëkatësh të dëmtuar nga tërmeti në lagjen nr.11 të Durrësit, pati shpresë edhe për mozaikun me një moshë rreth 1900-vjeçare.
“Ne kemi gati 2 muaj që po punojmë këtu dhe kur kemi ardhur, në gjendjen fillestare, këtu ka qenë 60 cm uji dhe këtu ka qenë gjithë fekale. Për 2 javë rresht kemi punuar pa ndërprerë, me 2 turne, për ta çuar në këtë gjendje që është sot”, thotë Leonard Kalia, drejtues i punimeve.
Me gjithë punën e bërë, monumenti i kulturës i Kategorisë së Parë rrezikon sërish.
“Ka prurje çdo ditë. Çdo herë që bie shi, këtu mbytesh”, shprehet Kalia.
Prandaj përfaqësuesit e kompanisë nënvizojnë si emergjente gjetjen e një zgjidhje konkrete.
“Kjo ka nevojë për një ndërhyrje nga bashkia, se këtë problem e kanë edhe pallatet ngjitur. Duhet një bashkëveprim nga të gjithë. Kjo sepse këtu ka shkarkime tubash dhe disnivel. Ne kur kemi ardhur këtu e kemi hequr vetë komplet ujin. Kjo është një punë që nuk na takonte neve.
Duhet të veprojë sa më shpejt edhe bashkia. Nëse ne mbarojmë punë dhe ata e lënë në atë gjendje, atëherë këtu ka mundësi gjatë dimrit mund të ketë ujë prapë”, thekson Redi Vila, inxhinier.
I zbuluar për herë të parë në vitin 2005, mozaiku i Meandrit është i punuar në teknikën bardhezi dhe ka në brendësi simbolin e diellit në lëvizje.
Për vetë rëndësinë që ka objekti, bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ka kërkuar zhvendosjen e tij drejt Muzeut Arkeologjik të Durrësit./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
DEBATI PËR MOZAIKUN E MUZEUT, ZBULOHET VENDIMI I VITIT 1993, SI U HOQËN SIMBOLET NGA QEVERIA E PD-SË
Ditët e fundit është rindezur debati se përse në mozaikun ‘Shqipëria’ të Muzeut Historik, nuk janë simbolet komuniste.
Report Tv zbulon se vendimi për heqjen e yjeve dhe librit të partisë nga mozaiku është marrë nga qeveria Meksi. Në vitin 1993 me president Sali Berishën.
Restaurimi u mundësua nga Bashkimi Evropian. Dhe nga këta të fundit thonë se nuk kanë prekur imazhin.
“Unë hoqa tri elementë. Një libër të kuq që ishte në duart e punëtorit. Yllin e madh skematik që ishte pas. Dhe një yll të vogël në flamur.
Këto u hoqën me kushtetutë në ato vite (1993)”. Kështu tha bashkautori i mozaikut “Shqipëria sot”, Agim Nebiu.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult