Nënë Tereza: Dërgomë të dua ndokënd o zot!

Kur kam uri,
Më jep ndokënd që ka nevojë për ushqim;

kur kam etje
më jep ndokënd që ka nevojë të pijë diçka;

kur kam të ftohtë,
më jep ndokënd për ta ngrohur;

kur kam ndonjë hidhërim,
ofroma ndokënd për ta këshilluar;

kur kryqi im t’më bëhet i rëndë,
bëj t’ia marr edhe dikujt tjetër kryqin e tij;

kur jam e varfër,
më jep ndokënd të t’i jap;

kur s’kam kohë,
më jep ndokënd t’i ndihmoj për disa çaste;

Kur jam e përvuajtur,
bëj që të kem ndokënd për ta lëvduar;

kur jam e pavullnetshme,
dërgomë për ta shpirtëzuar ndokënd,

kur kam nevojë që unë të flas me ndokënd,
dërgoje dikënd tjetër që të flasë me mua;

kur të mendoj vetëm në vetvete,
tërhiqe vëmendjen time te ndokush tjetër.

Denjësona, Zotëri, për t’u shërbyer vëllezerve tanë
kudo që në botë ngarendin dhe jetojnë,
si varfanjakë dhe të uritur.

Jepju atyre nëpër duart tona, bukën e përditshme,
jepu atyre nëpër dashurinë tonë përshkuese
paqen dhe gëzimin.