Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, në 75-vjetorin e themelimit të Liceut Artistik “Jordan Misja”në Tiranë, së bashku me drejtorin e Liceut Artistik, Shkëlqim Sirika, kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit mes shkollave të arteve.
Gagica ka thënë se qëllim i këtij binjakëzimi është hapja e bashkëpunimit mes Gjilanit dhe Tiranës në fushën e artit dhe të organizimit të të ardhmen të kalendarit të përbashkët të aktiviteteve në aspektin profesional dhe akademik.
“Shkolla e Muzikës, shkolla e Artit Pamor “Adem Kastrati” Gjilan dhe Liceu Artistik në Tiranë së shpejti pritet të zhvillojnë aktivitetet e para të përbashkëta mes këtyre institucioneve në kuadër të kësaj marrëveshje me qëllim të njohjes me planprogramet dhe strategjitë në rrafshin profesional dhe akademik.
Besojmë fuqishëm që me përvojat e Liceut nga Tirana do përfitojmë shumë që gjatë të ardhmes në kuadër të planifikimeve tona të ndërtojmë plan të qartë për të ardhmen dhe orientimin profesional”, ka thënë Gagica./rtklive