Nënshkruhet kontrata, rinovohet ndërtesa e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës…

Po vazhdon me intensitet të lartë puna për modernizimin e infrastrukturës arkivore në Kosovë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar së fundmi se është nënshkruar kontrata për rinovimin e ndërtesës së Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

“Në fillim të këtij viti ka filluar digjitalizimi masiv i materialit arkivor dhe deri më tani mijëra dokumente arkivore janë digjitalizuar, kurse tashmë është nënshkruar kontrata për rinovimin e ndërtesës së Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Punimet që parashihen të kryhen në këtë objekt janë rinovimi në hapësirat administrative, sallat e hulumtimit dhe të rregullimit të materialit arkivor, biblioteka, laboratori i konservimit dhe restaurimit, laboratori i digjitalizimit dhe mikrofilmimit si dhe do të ketë ndërhyrje në hapësirat e jashtme.

Tutje, sipas njoftimit të MKRS-së zgjidhja e përhershme e problemit me hapësirat e nevojshme për lëndët arkivore po vazhdon edhe në Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Gjakovë.

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

DIIGJITALIZIMI ËSHTË DOMOSDOSHËRI! ÇKA PO NDODHË ME ARKIVAT?

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës sivjet ka prioritet digjitalizimin e materialit arkivor.

Në mes të ruajtjes së materialeve, problemeve me infrastrukturën, kërkesave të studiuesve e zhvillimit teknologjik. Digjitalizimi tashmë është shndërruar në domosdoshmëri institucionale. Kryeshefi ekzekutiv, Bislim Bislimi, në një intervistë për RTK-në ka dhënë detaje për procesin.

“Këtë vit jemi në fund të procedurave të fillimit të digjitalizimit masiv. Kjo sepse do ta kemi një angazhim të blerjes së shërbimeve nga tregu, që do ta asistojnë stafin e Agjencisë. Dhe poashtu përmirësimin e infrastrukturës fizike”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq investimet në infrastrukturë nuk do të përfshijnë vetëm drejtorinë qendrore të ASHAK-ut.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult