Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Trashëgimisë Kombëtare, Arteve dhe Qeverisjes Lokale në Maltë.
Krejt ky bashkëpunim synon partneritet në fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, muzikës e vallëzimit.
Në kulturë përmes zhvillimit dhe zbatimit të programeve të bashkëpunimit, shkëmbimeve kulturore dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet institucioneve kulturore, organizatave dhe individëve në të dyja vendet.
Në muzikë e vallëzim, ndër të tjera përmes prezantimit të punës së kompozitorëve e muzikantëve, organizatave, institucioneve, orkestrave në të dyja shtetet dhe shkëmbimit të përvojave mes tyre.
Gjithashtu në fushën e trashëgimisë kulturore, ku parashihet shkëmbimi profesional i ekspertëve në menaxhimin e objekteve të trashëgimisë, ekspertëve përgjegjës për planet e menaxhimit, shkëmbim profesional në nivelin e politikave të ruajtjes për zonat e trashëgimisë kulturore me vëmendje të veçantë.
Ndryshe, marrëveshja është nënshkruar nga Ambasadorja e Kosovës në Itali, Maltë dhe San Marino, Lendita Haxhitasim dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Trashëgimisë Kombëtare, Arteve dhe Qeverisjes Lokale në Maltë, Kevin Mahoney./ObserverKult
Lexo edhe:
LEONARD COHEN: EDHE DASHURITË E MËDHA IKIN…
Nga Leonard Cohen
Retë kalojnë
Kalojnë pa u prekur, pa u shikuar
Secila shijon gëzimin e vet
Secila zjarrin e vet
Nuk kërkojnë asgjë nga njëra tjetra,
Nuk kanë dëshira
Janë vetë dashuria!
Pamjet më të bukura kalojnë
Vallëzim në një qiell të shumëfishtë
Me të qeshura të pafundme
Kalojnë
Si yje të stinëve të ndryshme
Kalojnë
Si meteor të shekujve të ndryshëm,
Që nuk e shuajtën zjarrin,
edhe kur kaluan pranë zjarrit
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult