Nënshkruhet marrëveshje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë

Për avancimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vend së fundmi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim me Agjencionin Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund.

Të dy palët u zotuan se do të angazhohen në financimin dhe zbatimin e suksesshëm të kësaj marrëveshjeje.

E kjo marrëveshje ka për qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nëpërmjet mbështetjes së edukimit, zhvillimit të rrjeteve ndërmjet organizatave, promovimit të identiteteve kulturore lokale, komponentës së zhvillimit të zonave kulturore për zhvillim ekonomik.

Dhe po ashtu ofrimit të drejtave dhe qasjes së barabartë në trashëgiminë kulturore për të gjitha komunitetet.

ObserverKult


Lexo edhe:

MUZEU I KOSOVËS, EKSPOZITË NË TIRANË ME 91 FOTOGRAFI NGA TRASHËGIMIA KULTURORE

 “Trashëgimia kulturore dhe jeta ndër breza” titullohet ekspozitë e çelur në Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Shqipëri-Kosovë.

Kjo ekspozitë përmban rreth 91 fotografi nga jeta e përditshme, nga trashëgimia kulturore, zejtaria dhe shumë fusha të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr.Dorian Koçi, theksoi: se “është një kënaqësi e veçantë që në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë. Dhe mbledhjes së pestë të përbashkët të dy qeverive, të hapim këtë ekspozitë”.

“Në mars të këtij viti, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, çelëm ekspozitën “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ËNDËRR QË SHIHET VEÇ NJË HERË TË VETME, POEZI NGA SHAZIM MEHMETI

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Shazim Mehmeti:

Errësira, qiriri, dhoma…

Errësira, qiriri, dhoma, 
tavolina, gotat, pjatat,
dy pirujt.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult