Çdo vit, festivali mbush kinematë rreth qendrës historike të Prizrenit. Por, shumë shpejt Prizreni nisi që jetën artistike ta zgjaste edhe gjatë mbrëmjes. Në edicionin e 21 të Dokufest, arti do të jehojë edhe gjatë natës.
Deri në orët e para të mëngjesit, qyteti do të jetojë atë të cilën lakmonte të krijonte Dokufest, të ngjallte artistikisht qytetin.
Dhe artistët që do të performojnë vijnë njëlloj si produksionet filmike, nga kulturatë ndryshme përtej kufijve që arti di t’i shkrijë.
Ndaj thirrja e Dokufest, nuk vlen vetëm për të shijuar filmat e rinj dokumentarë, por edhe për muzikën, ekspozitat, “workshop”-et dhe diskutimet mes artistëve, që do të jetë të gjitha pjesë e 9 ditëve të festivalit./a2news.com
Lexo edhe:
DOKUFEST ME PROGRAM TË VEÇANTË PËR DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
ObserverKult