Pse shumica gabojnë?/ “Nëpunës” apo “Nënpunës”, ja si duhet të shkruhet

Cila është trajta normative e kësaj fjale?

Na ndodh shpesh që këtë fjalë ta hasim në të dyja trajtat: “nënpunës” dhe “nëpunës”. Me të drejtë, shumë prej nesh ngrenë pyetjen: cila është trajta normative e kësaj fjale dhe pse në fjalor e gjejmë “nëpunës” dhe jo “nënpunës”, kur kemi “nënkalim”, “nëntokë”, “nënkryetar”, “nëndrejtor”, “nënpresident”, “nënprodukt”, “nënprefekt”?

Në rastin e kësaj fjale duhet të shohim prejardhjen e saj.

Kjo fjalë nuk formohet nga tema “punë” me parashtesën “nën”.

Ajo formohet me përngjitje dhe prapashtesim njëkohësisht: “në+punë+ës”, dhe jo si fjalët: nënprodukt, nënpresident, nënkalim, nëntokë, nënkryetar, nëndrejtor etj.

Kjo përngjitje ka ardhur nga përdorimi i madh i fjalëve në + punë, të cilat janë përngjitur me njëra-tjetrën, duke dhënë trajtën “nëpunës”.

Ne përdorim trajtën e gabuar “nënpunës” për analogji me këto fjalë, që formohen me parashtesën “nën”.

Por kjo fjalë bën përjashtim nga grupi i fjalëve që formohen me parashtesim, me parashtesën “nën”, sepse është formuar nga përngjitja e parafjalës “në” + emri “punë” + prapashtesa “s”.

Ja dhe shpjegimi i shkëputur nga “Fjalori i gjuhës shqipe” për këtë fjalë:

Përgatiti: S. Agolli

ObserverKult


letër

Lexo edhe:

LETËR DREJTUAR MËSUESES: “SILLUNI ME FËMIJËN TIM, SIÇ DO TË DONIT TË SILLEJ DIKUSH TJETËR ME FËMIJËN TUAJ”

Silluni me fëmijën tim, siç do të donit të sillej dikush tjetër me fëmijën tuaj”

Në këtë artikull ju sjellim një letër të shkruar nga Linda Bushgjokaj për mësuesen e djalit të saj. Ajo shpreh ashtu sikurse çdo prind, shqetësimet për fillimin e shkollës dhe për disa lehtësira që çdo mësues duhet t’ia krijojë fëmijëve. Që nga shmangia e të bërtiturës, e deri tek disa zakone, të cilat fëmijët i bëjnë rutinë në përditshmëri, por që mësuesi duhet t’i durojë me qetësi.

“E dashur mësuese,
Po ju drejtohem ju, personit me të cilin tani e tutje, do të ndaj edukimin e fëmijës tim. Po fillon viti i ri shkollor, më i vështiri që kam përjetuar unë deri tani. Është hera e parë që një vit shkollor fillon sikur të ishte kohë luftë. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult