Redon Makashi, këngëtari i njohur dhe autori i shumë këngëve, tregon se si e sheh ai muzikën e ditëve të sotme.
I ftuar në emisionin “Ditë e Re” , Makashi është shprehur mbi diferencat që ka mes muzikës live dhe asaj që është e regjistruar në studio.
Redon Makashi: Këta pseudoartistë janë në luftë me vetveten sepse nuk kanë identitet.
– Kur thua pseudoartistë për çfarë e ke fjalën?
Redon Makashi: Njerëz që janë si kërpudhat masive, që lindin për një muaj apo për një vit, qoftë edhe për pesë vite se varet si e mbajnë veten, me çfarë fondesh. Puna është kur del në skenë.
Unë kam parë disa këngëtare që dalin me inçizime dhe kur i kam parë live kam mbajtur barkun me dorë duke qeshur. Ndryshe është me brezin tonë, ne kemi marrë një kulturë tjetër.