Nëse dëshiron të jetosh një jetë të lumtur, lidhe jetën me një qëllim, jo me njerëz ose objekte…

buzeqesh e bukur

Nëse dëshiron të jetosh një jetë të lumtur…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Njerëzit që janë mjaft të çmendur për të menduar se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që e bëjnë. /Rob Siltanen

Gjithçka që ju nevojitet është plani, harta e rrugës dhe guximi për të vazhduar në destinacionin tuaj. / Earl Nightingale

Optimizmi është një magnet i lumturisë. Nëse qëndroni pozitiv, gjërat e mira dhe njerëzit e mirë do t’ju tërheqin. / Mary Lou Retton

Mundohuni të jeni ylber, në retë e dikujt. /Maya Angelou

Ndiqni lumturinë tuaj dhe universi do të hapë dyert edhe aty ku ka vetëm mure. / Jozef Campbell

Ju duhet të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë. / Mahatma Gandhi

Nëse dëshiron të jetosh një jetë të lumtur, lidhe jetën me një qëllim, jo me njerëz ose objekte. / Albert Einstein

Jini mirënjohës për ato që keni, sepse do të përfundoni duke pasur më shumë. / Oprah Winfrey

Kudo që të shkoni, pa marrë parasysh motin, sjellni gjithmonë diellin tuaj./ Anthony J. D’Angelo

ObserverKult

——————————————————————————————-

LEXO EDHE: FABIO VOLO: NËSE TI NUK E DO VETEN TËNDE, PSE DUHET TË TË DUA UNË?

Fabio Volo, pseudonim i Fabio Bonetti ka lindur më 23 qershor 1972, është një shkrimtar italian, aktor, dublues, prezantues radioje dhe televizioni dhe skenarist. Shkrimtari numëron më shumë se 8 romane në gjuhën origjinale italiane, por që janë botuar në gjuhë të ndryshme, ndër të tjera dhe në shqip.

ObserverKult ua sjellë disa thënie të bukura të shkrimtarit italian:

Nëse ti nuk e do veten tënde, pse duhet të të dua unë?

Lumturia shpeshherë është pjellë gënjeshtrash.

Askush nuk heq dot dorë nga lumturia, përveç atyre që nuk e kanë provuar kurrë.

Të duash një person do të thotë edhe të gëzohesh për lumturinë e tij, kudo ku të ndodhet.

Gratë janë si lulet: nëse kërkon t’i hapësh me forcë, petalet e tyre të mbeten në dorë dhe lulja vdes. Sepse ato hapen vetëm nga nxehtësia. Dashuria dhe përkujdesja, së bashku, janë dielli për një grua

Kam mësuar të gjej brenda vetes arsyet dhe qëllimet e ekzistencës sime. Kam kuptuar se duhet ta dua atë që do të jem; se nuk mundem të jetoj për të kënaqur dikë, duke e detyruar veten të jem dikush që nuk jam.

Shumë veta besojnë se fantazia shërben për t’u larguar nga realiteti, ndërkohë që thuajse gjithmonë shërben për ta kuptuar dhe për ta interpretuar më mirë realitetin.