Nëse duhet të vdes, le të vdes! Por këtë dhimbje nuk e duroj dot…

Dhimbja e dashurisë

Medini, pasi ndahet nga e dashura, Lejlaja, duke mos e duruar dot dhimbjen e zjarrit të dashurisë, bie i sëmurë. I sjellin një mjek për ta vizituar dhe për ta kuruar. Kur mjeku i vë gishtin te zemra, aty ku Medini ankohej se e kishte dhimbjen e madhe, ai bërtet:
– Doktor, më lër! Nëse duhet të vdes, le të vdes! Por këtë dhimbje nuk e duroj dot.
Doktori, disi i habitur, për t’i dhënë kurajë, i thotë:
– Ti që nuk trembesh nga luanët dhe ato bisha të tmerrshme që të vijnë vërdallë çdo natë, tani bie poshtë nga forca e dashurisë! Si mund të ndodhë kjo me ty?
Dhe Medini i përgjigjet:
– Doktor, unë nuk kam frikë nga sëmundja. Po ta them pa frikë krenarie, se unë duroj më shumë se mali. Duhet ta dish, doktor, se trupi im është i lumtur me këtë sëmundje. Pasuria ime është hidhërimi dhe zemra ime është e mbushur me Lejlanë.
Dhe kam frikë se, aty ku vini dorën, ju mund të lëndoni të dashurën time! Prandaj, më dhemb aq shumë aty.

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult


adem gashi

Lexo edhe:

LAMTUMIRË MAESTRO! BUQETË POETIKE NGA ADEM GASHI: NJI TJETËR ANDËRR

Ka ndërruar jetë sot, shkrimtari i njohur shqiptar Adem Gashi.
Ju ftojmë ta nderojmë përmes leximit të një cikli të zgjedhur poezish, jetën dhe veprën e tij!

TI E DI VESIN TIM

Shumëçka në jetë përsërisim
mësimin, klasën, gabimin
na duket nganjëherë sikur jemi përsëritës të përhershëm
pa dashur,
veçse kur duam ta përsërisim vetë jetën
shpirti na thotë: këtu fillon mbretëria tjetër
duke lënë pengun buzëplasur.

…dhe, sërish erdhi ditëlindja jote
këtu, atje, seku të gjeti
në ç’hapësira të kësaj bote
duke shaluar aligatorë, elefantë, deve a Chevroleti?

Veçse vesin tim ti e njeh tashmë:
të mos uroj njeri për ditëlindje,
pa çka se shpirtin rob e lë
në itineraret e tua, në arratitë e shëtitjet.

S’ka gjë, malli le të përsëritet
me gjithë peshën e vuajtjes sa një tren a avion
Rëndësi ka që me zogun e blertë e zemërak
të kujtoj e më kujton.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult