Dario Fo (24 mars 1926 – 13 tetor 2016) ishte një satirist, shkrimtar, aktor dhe drejtues teatri, si edhe kompozitor italian. Ai mori çmimin “Nobel” në fushën e letërsisë më 1997, me librin “Johan Padan në kërkim të Amerikës” (e përkthyer edhe në shqip).
Puna e tij teatrale dhe dramatike përfshin një gamë të gjerë, të frymëzuar zakonisht nga komedianët dhe letrarët e lashtë italianë. Stil ky, që mendohet se është shumë popullor ndërmjet kalsave proletare.
Fo ka pasur kompaninë e tij teatrale, ku luante edhe vetë, së bashku me bashkëshorten, Franca Rame.
Dario Fo është kryesisht i njohur për tekstet e tij teatrale satirike. Kjo satirë politike, plotësohet shumë bukur edhe nga satira sociale. Ai ka qenë i angazhuar në lëvizje politike dhe ekologjike. Dario Fo mund të krahasohet shumë mirë me një tjetër komedian të njohur në Itali Eduardo De Filippo.
Kjo ngjashmëri mund të shpjegohet, thjesht nga fakti se edhe Fo është aktor, regjisor, skenograf, dramaturg dhe kostumist i teatrit që ai vetë drejton. Veprat e Fo-së, sot interpretohen në të gjithë botën.
Për çmimin “Nobel”, ai u propozua për herë të parë më 1975, por do ta gëzonte atë vetëm në vitin 1997. Nobeli, do t’i akordohej me komentin e mëposhtëm:
“Çmimi Nobel për letërsinë i caktohet këtë vit, shkrimtarit italian Dario Fo, sepse duke ndjekur traditën e iocularis (nga latinishtja, aktorë që fitonin para duke dhënë shfaqje përpara njerëzve ose duke bërë mimika, akrobaci etj), rifitoi fuqinë, duke iu rikthyer dinjitetin të shtypurve.“ – motivacioni për Nobelin në letërsi./konica.al
ObserverKult
Lexo edhe:
A QAN APO QESH TALIA!
Sot sfida më e madhe e regjisorëve është hapësira e nevojshme që u takon e që ua kanë aneksuar ata, të cilët sa rastësisht sa papritmas, janë gjetur gabimisht aty ku Qan e Qesh Talia. Të luftosh për hapësirë, kjo do të thotë të derdhësh gjak, kurse kjo nuk është veçori e artistit
Shkëlzen HALIMI
Teatri, siç dihet, është një art kompleks, që në vete ngërthen elemente të të gjitha llojeve të tjera të artit: letërsisë, muzikës, pikturës, skulpturës dhe arkitekturës, si dhe artin e aktrimit, që është veçori specifike e teatrit.
Teatri ndoshta edhe është maja më e lartë e identitetit kulturor të një populli. Nëse këtë e marrim si të mirëfilltë, atëherë mund të konkludojmë se teatri, si një nevojë shpirtërore, vërtet është i rëndësishëm.
Teatri posedon një fuqi që e ndjejnë vetëm ata që e duan. Dhe jo rastësisht, sipas dramaturgut me famë, Dario Fo, gjatë Rilindjes, në Itali, ata që kishin në dorë pushtetin, duhej të përpiqeshin shumë që t’i bënin zap komedianët. sepse ata kishin me vete publikun e gjerë.
Natyrisht, shikuar nga realiteti ynë, pra realiteti shqiptar, fatkeqësisht, edhe teatri e ka humbur forcën dhe është zbehur magjia e saj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult