“Nëse më shihni, qani për atë që ju pret”, thatësira zbulon “Gurët e Urisë” në një lumë

“Nëse më shihni, qani për atë që ju pret”.  Kështu lexon në këtë gur në lumin Elba në Gjermani, i cili ka dalë në sipërfaqe, pas temperaturave të larta.

Gurët  e njohur ndryshe si “ Hunger Stones” ose “Gurët e urisë”, sipas legjendave paralajmërojnë një thatësirë të tmerrshme për Evropën.

Kontinenti është pushtuar këtë verë nga temperatura shumë të larta, ndërsa shkencëtarët në  Observatorin Evropian të Thatësirës, pohojnë se gjendja do të shkojë drejt përkeqësimit.

Sipas tyre, kontinenti do të përballet me thatësirën më të madhe në 500 vitet e fundit.

Ekspertët thonë se tharja e lumenjve dhe liqeneve do të ketë efekte shkatërruese jo vetëm te tregtia dhe industria, por edhe te një sektor i gjunjëzuar më herët edhe nga pandemia, turizmi.

Thatësira e vazhdueshme mund të sinjalizojë vdekjen e udhëtimeve turistike në lumenj./a2news.com


Lexo edhe:

LEGJENDA E DHIMBSHME: “HAPU, O SHKËMB QË TË SHPËTOJ…”, NUSJA QË KRIJOI KANIONIN E OSUMIT

Një bukuri magjepsëse nuk mund të shpëtonte dot pa një legjendë. Duhej të mveshej me pëlhurë magjike, të mitizohej, që të mund të përjetohej madhështia..

Është fjala për Kanionin e Osumit, rreth të cilit sillen disa legjenda. Prej të cilave ObserverKult ua sjell dy, legjendën për “Vrimën e Nuses” dhe atë që lidhet me të shenjtin Abaz Aliu.

Legjenda e Nuses flet për fatin e një nuseje që po martohej pa dëshirën e saj. Duke qenë e detyruar të zbatonte urdhërat e familjes e fisit që ia kishin gjetur burrin.

Pas një copë rruge, nusja u thotë krushqve se “po e çonin tek burri pa dëshirën e saj”, por ata as që e dëgjuan, ndaj ajo e mendoi vet planin e ikjes.

Duke iu lutur zotit, nusja i drejtohet shkëmbit të kanionit: “Hapu, o shkëmb që të shpëtoj nga sikleti që më ka zënë”. Dhe shkëmbi e dëgjoi, menjëherë hapi një vrimë, zgavër. Nusja u hodh nga kali dhe u fsheh në këtë vrimë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU