“Nëse nuk lind fëmijë, lëre djalin tim”, gazetarja shqiptare rrëfen historinë prekëse

Iva Tiço është një nga gazetaret shqiptare, e cila ndan jo rrallëherë mendimet e saj me fansat për kauza apo tema të caktuara.

Kohë më parë ajo ishte e ftuar në ‘Ftesë në 5’ ku ajo foli për temën e cenimit të privatësisë nga pyetja e shumëpërfolur nga ne shqiptarët “kur do sjellësh në jetë një fëmijë?”.

Gjatë diskutimit në emision, gazetarja ndau në studio një histori aspak normale, e cila ‘tronditi’ opinionin publik.

Iva tregoi një mesazh ku një grua i ka rrëfyer gazetares se ka tentuar të sjellë në jetë një fëmijë por deri më tani pa rezultat, mirëpo vjehrra e saj i ka ushtruar presion, duke i thënë se nëse nuk sjell në jetë një fëmijë, djali duhet të ndahet nga ajo.

“Mendo që të kesh pas çdo muaji 20.000 njerëz që të thonë hë mo çfarë u bë, kjo për mua është një stres i dyfishtë. Unë pasi i publikova këto mesazhe mora tre komente ndjekësish dhe kam kuptuar një botë, disa rrëfime që më kanë lënë pa fjalë. Një zonjë që më ka treguar stresin që i shkaktonin familjarët se përse ajo kishte disa vite pa fëmijë. Në muajt e fundit vjehrra i kishte thënë, që nëse nuk e bën djalin me fëmijë, leje dhe ai të gjejë një tjetër”, tha gazetarja./topchannel


Lexo edhe:

LIBRI ME POEZI I DONIKA DABISHEVCIT BOTOHET NË ÇEKI/ POEZITË FLASIN NË ESPERANTO