Njerëzit thonë se duhet ta pranoj botën ashtu siç është. Budallallëk!

Budallallëku, ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm për të:

Elementët më të zakonshëm në univers janë hidrogjeni dhe budallallëku./ Harlan Ellison

Askush nuk ta vë veshin derisa të thuash ndonjë budallallëk./ Arthur Bloch

Parashikimet, patjetër që janë dokrra, por ia arrijnë më së miri të magjepsin idiotët./ Orhan Pamuk

Të shpërfillim rrezikun kur na varet mbi kokë, nuk është trimëri, por çmenduri./ Arthur Conan Doyle

Njerëzit thonë se duhet ta pranoj botën ashtu siç është. Budallalliqe. Unë nuk e pranoj./ Richard Stallman

Puthja është një marifet gjenial që i pengon të dashuruarit të thonë budallalliqe të tepërta./ Alessandro Morandotti

Kur trashamanësia është një shpjegim shterrues, s’është nevoja për shpjegime të tjera./ Arthur Bloch

Ka disa kufij përtej të cilëve budallallëku duhet kontrolluar./ Heinrich Boll

Çdo ide gjeniale është në kufi me budallallëkun./ Michel Gondry

Duke përdorur fjalë të mëdha thuhen budallalliqe të gjithfarëllojshme./ Romano Guardini

Nëse nuk mban mend që dashuria të të ketë shtyrë të bësh as çmendurinë më të vogël, atëherë nuk ke dashuruar kurrë./William Shakespeare

Mos e nënvlerëso fuqinë e idiotësisë njerëzore./ Robert A. Heinlein

Kundër budallallëkut edhe hyjnitë janë të paafta. Do të duhej Zoti. Por të zbriste vetë Ati, jo të dërgonte të Birin. Nuk është koha për fëmijë./ John Maynard Keynes

Inteligjenca ka kufijtë e saj, ndërsa budallallëku është i pakufishëm./ Giuseppe Pontiggia

Tani mund të them se arti është një budallallëk./Arthur Rimbaud

ObserverKult

———————————–

Kliko edhe:

BUKOWSKI: MË MJAFTON DIKUSH QË VAZHDIMISHT MË DËRGON NË DJALL E SËRISH RIKTHEHET TEK UNË…