Nëse vjen vdekja… thirrmë e do t’i mbulojë sytë që mos ta shohësh natën e tmerrshme…


Nga Gabriela Mistral

Nëse ndjehesh i lënduar thirrmë. Thirrmë kudo që të jesh, edhe sikur të jesh në shtratin e turpit. Dhe unë do të vij, edhe sikur rruga të jetë plot me gjemba deri te dera jote.

Unë nuk dua që askush, madje as vetë Zoti, të fshijë djersën në ballin tënd, as të të rregullojë jastëkun nën kokën tënde.

Jo, nuk e kursej trupin tim për të mbrojtur trupin tënd nga shiu dhe nga bora kur ti fle. Dora ime do të qëndrojë mbi sytë e tu, që ata të mos e shikojnë natën e tmerrshme.

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

GABRIELA MISTRAL: NUK DO TË KTHEHET AI MË KURRË NË JETË…

Dhe nuk do të rikthehet ai më kurrë në jetë? Nuk do rikthehet
Në netët e mbushura me yje drithërues, apo në dritën e dlirë
Të mëngjeseve virgjine, apo në pasditet e flijuara?

Kurrë nuk do rikthehet në skajin e ndonjë shtegu me gardh
Që rrethon fushën, apo pranë ndonjë
Shatërvani të bardhë fërgëllues nën hënë?

Kurrë nuk do rikthehet pranë kaçurelave të ngatërruara të pyllit
Ku, duke e thirrur atë, nata shpalohej mbi mua?
As në shpellat që ma përsëritnin jehonën e thirrjes sime?

Oh, jo! Për ta parë atë sërish, do rendja kudo që ai gjendet-
Në shtigjet e ngushta të qiellit apo në shtjellat marramendëse,
Pranë hënave të qeta apo në një tmerr të zi!

Poezinë e plotë e gjeni duke klikuar KËTU