Nesër diskutohet për Decentralizimin kulturor

Nesër në Qendrën “Libart”, në objektin e bibliotekës Hivzi Sylejmani, organizuar nga Bard Books dhe Etea, do të mbahet një event kulturor ku do të diskutohet rreth Decentralizmit të Kulturës.

“Një nga problemet që vazhdimisht potencohet me fjalë, por që pak bëhet në praktikë, është çështja e decentralizimit të aktiviteteve kulturore përtej kryeqytetit të Kosovës.
Nesër, flitet, por edhe plasohet ideja e rrjetit të inicuar nga Bard Books për shtrirje më të gjerë territoriale të aktiviteteve kulturore, kuptohet me prioritet aktivitetet letrare.
Mbi këtë dhe jo vetëm, moderuar nga Shkëlqim Berisha, diskutohet me panelistët Ag Apolloni, Sherif Luzha, Besnik Jaha dhe Xhezair Dashi.”

Eventi fillon nga ora 16:00.

ObserverKult