Nesër fillon Java e Bibliotekës

bibliotekës

Më 5 shtator fillon Java e Bibliotekës në Kosovë. Tashmë tradicional, eventi më i madh kushtuar bibliotekarisë, i 19-ti me radhë, do të zgjasë deri më 11 shtator.


Java e Bibliotekës organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tema bosht e këtij edicioni është:
‘Dokumentimi i kulturës së emigracionit : koleksionet e shtypura dhe digjitale’,
duke synuar që të kontribuojë në procesin e dokumentimit të trashëgimisë së emigracionit.

ObserverKult