Ramë Lahaj tashmë ka njoftuar detajet për koncertin “Ramë Lahaj&Friends” që pritet të mbahet nesër në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
Derisa kanë ngelur vetëm një ditë nga gala koncerti, tenori nga Istogu ka mbajtur një konferencë për media për të folur më shumë rreth përmbajtjes dhe evenimentit madhështor.
Të pranishëm në këtë konferencë kanë qenë edhe sopranoja Lana Kos e po ashtu edhe baritoni, Simone Piazzola, që njëherësh do jenë shoqërues të artistit.
Këtë radhë të ftuar janë miqtë e artistë nga më të mirët e botës së operës, e në anën tjetër organizimi u bë edhe për shkak të mërgatës duke qenë se një pjesë e madhe ndodhen në vendlindje.
Siç ka theksuar tenori, biletat janë pa pagesë dhe ato mund t’i merrni pranë biletarisë së Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Me sukseset e jashtëzakonshme të Lahajt në botë, nuk ka dyshim se do jetë një mbrëmje e paharrueshme./telegrafi