Ngjarja më e madhe e fotografisë zë vend në Prishtinë. Fotoist, Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë fillon nesër dhe do të zgjasë deri më 29 gusht (e martë).
Fotoist do të mirëpresë “Imagine: Reflections on Peace”, një ekspozitë multimediale që eksploron temat dhe sfidat e ndërtimit të paqes përmes një vështrimi gjithëpërfshirës në shoqëritë që kanë vuajtur dhe i mbijetuan konflikteve të dhunshme.
Ekspozita paraqet punën e disa prej fotografëve, jetët e të cilëve i janë kushtuar mbulimit të luftës dhe pasojave të saj.
Disa nga fotografitë që do të ekspozojnë punën e tyre janë: Ron Haviv, Gary Knight, Gilles Peress, Stephen Ferry, Don McCullin, Nichole Sobecki, Jack Picone, Ronald Neveu dhe Nicole Tang.
Duke përdorur foto historike, tekste, video dhe mundësi interaktive, ekspozita “Imagine’ i sjell vizitorët ballë për ballë me realitetet e konfliktit të dhunshëm dhe shtron pyetjen: “Pse është kaq e vështirë të bësh një paqe të mirë kur është kaq e lehtë të imagjinohet?”.
Si partnerë të këtij festivali janë: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Swiss-Kosovo Cooperation, Barabar Centre, Birra Peja, Armata etj.
Lexo edhe:
Poezi nga Burim Myftiu
Një pikturë e tmerrshme më kapi në krah
Me hijen e saj mbuloi çdo gjë
Rridhja në agoni
Si e kuqja, me trupin tim
Shpirti ma ndjeu një ankth
Në mesnatë gjumi më la
E keqja u nda
I riu diell, më zgjoi nga ëndrra
E ndjeva në frymën e
mëngjesit
Çdo gjë ishte e bukur
Ishte e ndritshme…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU