Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë datave 6, 7 dhe 8 gusht në Gjilan do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe tradicionale, përfshirë këtu kënde të artit për fëmijë, punëtori, shfaqje të filmave, muzikë, dhe gjithashtu aktivitete sportive dhe rekreative si joga e çiklizmi.
Bëhet fjalë për edicionin e katërt të “Angros Festival”, aktivitetet e të cilit pritet të organizohen në ambient të hapur.
Të gjitha aktivitetet do të organizohen në ambient të hapur.
MKRS ka bërë të ditur se festivali synon të përfshijë grupmosha të ndryshme, duke përfshirë fëmijë, të rijnë dhe të gjithë qytetarët në përgjithësi, transmeton ‘cbc.al’.
“Aktivitetet e lartcekura të festivalit do të realizohen sipas agjendës së planifikuar në tri vende te qytetit: Sheshi “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha’’, Gërsheta Resort – Makresh dhe Kalaja e Pogragjës” thuhet në njoftim.
LEXO EDHE: Hapet Muzeu Etnologjik në Gjilan