“Netët e leximit të dramës shqipe”/ Edicioni i pestë i përzgjedhjes së repertorit në Teatrin Kombëtar

Foto ilustrim

Teatri Kombëtar i Shqipërisë edhe këtë vit ka vendosur të vazhdojë traditën e krijuar tashmë prej katër vitesh “Netët e leximit të dramës shqipe”. Kjo formë e re e përzgjedhjes së repertorit të veprave që do të vihen ne skenë gjatë sezonit artistik, është një mënyrë e veçantë që ka ardhur për publikun për herë të parë në vitin 2014.

Kjo formë përzgjedhje e veprave, veçanërisht shqiptare, ka pasur ndikim edhe tek publiku me veprat që janë vendosur në skenë.

Përveç dramave të njohura shqiptare, në këtë lexim publik mund të sjellin pjesët e tyre edhe krijues të rinj të cilët kanë dëshirë që veprat e tyre të zgjidhen për t’u vënë në skenë.

Këtë vit, aktiviteti vjen me rregulla strikte për shkak të pandemisë dhe të gjitha veprat që do të përzgjidhen, do të lexohen nga aktorët e Teatrit Kombëtar në mjedis të hapur.

Vepra e parë që do të lexohet në këtë edicion të katërt është pikërishtë “Hijet e Natës” një nga veprat e njohura të shkrimtarit gjithashtu të njohur në botën e letrave shqiptare, Vedat Kokona. Vepra e Kokonës do të çelë natën e parë të leximit të dramës shqipe në datën 17 nëntor 2020.

Ky edicion, pritet të zgjasë rreth një muaj pasi interesi i autorëve te ndryshëm nga të gjitha trevat shqipfolëse por edhe e publikut që e ndjek këtë event është vërtet i madh. Gjithashtu është menduar që për të gjithë të tjerët që kanë dëshirë të dëgjojnë këto lexime, por nuk munden për shkak të COVID-19, mund të ndjekin transmetimin live që do të bëhet në faqen e Teatrit Kombëtar në rrjetet sociale./ATSH