Netflix nuk ndalet me risi: Çfarë i shtohet tjetër?

Netflix planifikon të fitojë shikues të rinj duke zgjeruar në një audiencë tjetër: ata që luajnë video-lojëra.

Shumë shpejt platforma do të ketë edhe një seksion që do të ofrojë shërbimin e video-games. 

Edhe lojërat elektronike do të paraqiten si një shërbim streaming i rregullt. Po ashtu kjo ofrohet edhe si një  “zhanër i ri programimi”.

E gjithë kjo ide filloi kur Netflix punësoi Mike Verdu si nënkryetar të zhvillimit të lojërave në Netflix.

Verdu më parë ka punuar për Electronic Arts Inc. dhe Facebook. Ata kanë krijuar lojëra të tilla si Plants vs. Zombies dhe lojërat mobile Sims.

Netflix pritet të rrisë ekipin e tij të lojrave vitin që vjen.

Nuk ka (ende) detaje që përfshijnë një rritje të çmimit, që do të thotë se nuk janë paralajmëruar pagesa shtesë për aksesin në funksionin e ri.

Kjo risi në zgjerimin e biznesit të kompanisë është përpjekja e Netflix për të mbetur si shërbimi kryesor i transmetimit.

Kjo për të gjitha llojet e argëtimit dhe për të rritur numrin e të abonuarve në platformë, një numër që është ngadalësuar për shkak të shumë konkurrentëve të Netflix.

Sipas ekspertëve, do jetë “interesante të shihet si përfshirja e Netflix në industrinë e lojërave”

Kjo do të trondisë industrinë, konkurrentët apo do bëjë që dhe shërbimet e tjera transmetuese të përpiqen të ndjekin hapat e tyre./anabel

Burimi: Collider

Lexo edhe:

Gjirokastra ju pret t’ia merrni një labçe!