“Netflix” po paditet “sherri” i “Squid Game”

“Netflix” po paditet nga një kompani në Korenë e Jugut e kjo për arsye se ka rritur trafikun për të ndjekur serialin “Squid Game”.

Kjo kompani ka prodhuar shumë seriale ku të gjitha kanë rezultuar të suksesshme.

“Squid Game” ka arritur të thyej rekorde të shikueshmërisë. Duke qenë e para në të gjitha platformat.

Një zëdhënës i Netflix u shpreh në një deklaratë për CNBC:

“Ne do të rishikojmë pretendimin e ngritur kundër nesh. Ndërkohë, do vazhdojmë të kërkojmë dialog të hapur dhe të eksplorojmë mënyrat e punës me SK Broadband. Në mënyrë që të sigurojmë një përvojë pa probleme për klientët tanë të përbashkët“.

Bashkë-CEO i platformës Ted Sarandos foli kohët e fundit për suksesin e serialit, duke vënë në dukje se ishte numri një “kudo në botë”. Dhe do të jetë “shfaqja më e madhe jo në gjuhën angleze në botë, me siguri”, transmeton ‘rtklive’

Ai gjithashtu tha se ka “një shans shumë të mirë që do të jetë shfaqja jonë më e madhe ndonjëherë”. Referuar numrit të njerëzve që e kanë parë dhe do ta shohin.

———————————————————————————————-

LEXO EDHE: Regjisori që solli filmin më të shikuar në historinë e Netflix

Squid Gameështë filmi me 9 seri që ka “pushtuar” botën së fundmi dhe i gjithë interneti po flet vetëm për të.

Vetëm më pak se 1 javë që të hidhej në Netflix, seriali rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me një shikueshmëri ‘të frikshme’.

Por si arriti filmi të bëhej kaq i famshëm? Regjisori korean Hwang dong-hyuk tha se e kishte shkruar filmin në vitin 2008.

“E shkruajta filmin në vitin 2008, por asnjë studio kinematografike nuk ma pranonte, sepse e mendonin si të dështuar.

Doja shumë të vihej në jetë në atë kohë, pasi më duheshin edhe paratë. Nuk kisha më para, m’u desh të shisja laptopin 600 dollarë që të mbaja veten.

Kjo që po përjetoj është një ëndërr. Seriali im mban vendin e parë në 90 vende të botës dhe së shpejti do jetë seriali më i shikuar në historinë e Netflix,” tha regjisori.