Duke aplikuar matematikën dhe matjet, Leonardo da Vinçi krijoi një hartë të bukur dhe praktike të qytetit Imola, hartë e saktë që edhe sot mund të përdoret për navigim në këtë qytet të Italisë, shkruan National Geographic.
Në fillim të shekullit të 16-të, Leondardo da Vinçi u kthye në Florencë pas afro dy dekadave që kishte jetuar ne Milan. Afro 50 vjeç, Leonardo tashmë ishte i famshëm për arritjet e tija artistike dhe shkencore, përfshirë dizajnin e katapultit inovativ rreth vitit 1485 dhe freskës së Darkës së Fundit (1495-98). Duke kombinuar praktikalitetin dhe observimin, Leonardo aplikoi principet e sapere vedere (të dish se si të shikosh, në gjuhën Latine), në shumë fusha të studimeve.
Cesare Borgia, i biri ambicioz i Papës Aleksandrit të VI, u bë patroni i Leonardos në vitin 1502. Njëra prej detyrave të para që iu dha Leonardos ishte krijimi i një harte të qytetit Imola, afër Bolonjës. Borgia kishte kapur qytetin në vitin 1499. I fortifikuar rëndë, ky qytet ishte pushtimi kryesor i komandantit të ri dhe karizmatik. Për ta kontrolluar qytetin, ai kishte nevojë për kuptimin e gjeografisë dhe pikave kyçe të qytetit, dhe Borgia dëshiroi që hartën ta vizaton mendja briliante e da Vinçit.
Në shekullin e 16-të, hartat e qyteteve ishin shumë simbolike, duke e rritur madhësinë e ndërtesave fetare.
“Plani Imola” i Leonardos theu këtë traditë, duke pasur për qëllim të tregon realitetin në terren dhe të vizaton një hartë që ishte më praktike për t’u përdorur.
Leonardo aplikoi një teknikë të vizatimit të hartave i zhvilluar nga humanisti Leon Battista Alberti, i cili kishte propozuar se një qytet mund të vizatohet në hartë duke përdorur koordinatat polare. Kështu me këtë teknikë Leonardo arriti të vizatonte me saktësi distanca, proporcione dhe largësitë në mes të pikave.
Sheshi kryesor i qytetit u vizatua në qendër, me tetë drejtimet kryesore të kompasit si pikënisje. Historianët besojnë se Leonardo ka mbledhur të dhëna nga terreni duke u nisur nga kjo pikë, e pastaj duke përdorur kompasin për të matur rrugët dhe pikët kryesore. Duke përdorur gjeometrinë, ai pastaj e përmbushi pjesën tjetër të hartës.
Teknikat e Leonardos krijuan hartën e parë e cila tregoi me saktësi një qytet, atë që sot quhet hartë ikonografike. Matjet e tij edhe sot vlejnë, ngase sipas historianëve, “Plani Imola” ende mund të përdoret për të naviguar qytetin, edhe pesë shekuj më pas./koha