Billie Eilish dhe Nicki Minaj janë në mesin e mbi 200 artistëve të cilët po bëjnë thirrje që të ndalohet marrja e zërit të tyre nga Inteligjenca Artificiale (IA), gjegjësisht një përdorim “predator” të Inteligjencës Artificiale në muzikë.
Tashmë gjigantët, përfshirë You Tube kanë testuar mjetet e krijimit të zërit me IA.
Kjo iniciativë është ndërmarrë nga Aleanca për të drejtat e artistëve, ndërsa në këtë letër thuhet se nëse do të vazhdojë kjo dukuri nga IA do të shkelen të drejtat e tyre.
“Ne duhet të mbrohemi kundër një përdorimi predator të Inteligjencës Artificiale për të vjedhur zërin dhe ngjashmëritë e artistëve profesionistë, për të dhunuar të drejtat e krijuesit dhe për të shkatërruar ekosistemin e muzikës”, shkruajnë gjithashtu Katy Perry, Norah Jones, Katy Perry, Camila Cabello dhe trashëgimtarët e Bob Marley apo të Frank Sinatra në këtë letër të sjellë nga organizata Aleanca për të Drejtat e Artistëve.
Tutje kërkohet që të gjitha platformat muzikore dhe të gjitha shërbimet muzikore të angazhohen që të mos zhvillojnë ose të aplikojnë teknologji me përmbajtje apo mjete për gjenerimin e muzikës me IA që minojnë ose zëvendësojnë artin njerëzor të autorëve-kompozitorë dhe të artistëve. /bbc
ObserverKult
Lexo edhe:
E REGJISTRUAR NGA LENNON NË 1970, INTELIGJENCA ARTIFICIALE RISJELL KËNGËN E “BEATLES”
Kanë kaluar më shumë se 4 dekada që kur John Lennon u vra tragjikisht në moshën vetëm 40-vjeçare, por tani me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, Paul McCartney dhe Ringo Starr kanë regjistruar këngën ‘përfundimtare’ të Beatles me vokalin e Lennon.
Pas shpalljes së këngës nga Paul McCartney në fillim të këtij viti, tani është konfirmuar se kënga, e titulluar “Now And Then”, do të publikohet me 2 nëntor në orën 14:00.
Ndërkaq para publikimit të këngës së re, do të shfaqet edhe dokumentari i quajtur “Now and Then”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult