Mona Lisa nga Leonardo da Vinçi, simbol i një bukurie enigmatike e shtrirë në shekuj ka patur probleme shëndetësore që kanë kontribuar në bukurinë e saj dhe e kanë bërë perfekte.
Ajo ka vujatur nga tiroidi veçanërisht nga hipotirodizmi që do të thotë funksionimi i dobët i gjëndrës tiroide. Ndoshta kjo i ka dhënë ngjyrën e lëkurës dhe të flokëve që ajo ka edhe në pikturë.
Kjo hipotezë e nisur nga Mandeer R.Mehra drejtor mjekësor ka treguar se si ka nisur dhe cili është shpjegimi i saj.
Ushqimi
Çrregullimi mund të vijë si pasojë e zakoneve ushqimore që italianët kanë patur shekuj më parë. Dieta ishte e dobët dhe ishte e bazuar në drithëra, perime me mish peshk pothuajse i pamundur për t’u gjetur në qendrat që ishin larg detit.
Diagnoza
Për të arritur drejt një konkluzioni në lidhje e çregullimin në tiroide dr. Mehra ka dalluar disa nga karakteristikat fizike të Mona Lisa-s. Duke filluar me ngjyrën e verdhë të lëkurës i cili ka marrë shkas nga piktura.
Ajo është një shenjë e hypothyroidismsepse trupi nuk mund konvertojë lëndën e nevojshme në Vitamin A dhe e transmeton atë në shtresën sipërfaqësore të lëkurës. Sipas studiuesve flokët e hollë në ballë dhe mungesa e vetullave e konfirmojnë hipotezën.
Analizat e mëparshme
Mendeep.R. Mehra sigurisht nuk ishte i vetmi që e studionte pikturën më të famshme të Leonardo-s në çdo hollësi. Në vitin 2004 një ekip i reumatologëve e diagnostikuan atë me Xanthelasma të cilin e dalluan nga lëkura e dorës së djathtë dhe ënjtja e saj si pasojë e ënjtjës së shpinës. Supozohej se ajo vuante nga një çregullim gjenetik i metabolizmit./fjala.al
————–
Lexo edhe:
“MONA LISA HEKKING” SHITET NË ANKAND PËR 2,9 MILIONË EURO
ObserverKult