Leonardo Da Vinçi, Salvador Dali, Cloude Monet, Sandro Botticelli, Frida Khalo, Pablo Picaso, Van Gogh e të tjerë emra të mëdhenj të pikturës “rijetësohen” në pirografi, por në formën e tyre përfundimtare pas vdekjes. Një ekspozitë të tillë sa të veçantë, por edhe disi e frikshme ka guxuar ta realizojë një 22-vjeçar nga Pogradeci. Ai është mjaft i talentuar në pirografi.
22-vjeçari thotë se ekspozita erdhi si frymëzim nga piktori Salvador Dali, të cilin e solli të parin në këtë format dhe më pas krijoi të gjithë personazhet. Edhe pse kishte pikëpyetje se si do të pritej, ekspozita ka tërhequr vëmendje të madhe.
Ekspozita e parë e këtij formati në Shqipëri qëndroi e hapur për tre ditë në Galerinë e Arteve në Pogradec dhe projekti është që të zgjerohet më tej në Korçë dhe nëpër Shqipëri./a2news.com
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
MISTERI QË FSHIHET NË NJË TJETËR PORTRET GRUAJE TË REALIZUAR NGA LEONARDO DA VINÇI
Nga Albert Vataj
Leonardo da Vinçi vijon edhe sot pas pesë qindvjeçarësh të befasojë. Pikturat e tij nuk lënë shkas për pajtim dhe dakordësi, për ëndje dhe përjetim, për depërtim të thellë ndijues e goditje shkundullitëse afeksioni.
Ai është vetë mistika e artit, është një mister që ngulmon të struk gjithnjë e më thellë në nënlëkurën e tablove të tij një realitet që dukshmërinë e pamjes dhe shprehshmërinë e mjetit estetik e mbulon me mjegull legjendash e trazimesh që mëtoi koha, së cilës ai i përkiste.
Ai ishte gjithçka në vepër, dhe erdhi si askush tjetër intrigues, si edhe në këtë tablo, të shumënjohur, të shumëdebatuar dhe të mbetur ende një enigmë.
“La belle ferronnière” e Leonardo da Vinçi është ndoshta po kaq misterioze dhe fsheh brenda vetes trille dhe histori sa intriguese aq dhe befasuese sa dhe veprat e tjera që vigani i Rilindjes së Artë krijoi për të futur në pështjellim qytetërimin edhe pas pesë qindjvjeçarësh.
“La belle ferronnière” është portret i një zonje, që zakonisht i atribuohet Leonardo da Vinci , dhe i përket fondit të Louvre, Paris.
Ajo njihet gjithashtu si “Portreti i një Gruaje të Panjohur”. Pagëzimi i pikturës, i shënjuar qysh në shekullin e shtatëmbëdhjetë, duke identifikuar atë si vajza ose gruaje ferronniere, u tha se ishte aludim diskrete për një zonjë të…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult