“Nga e para”, në Kosovë hapet ekspozita e parë retrospektive e Lumturi Blloshmit

Nga 1 shtatori në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të hapet ekspozita retrospektive “Nga e para” e artistes Lumturi Blloshmi.

Kjo është ekspozita e parë retrospektive e artistes Lumturi Blloshmi (1944–2020) në Kosovë dhe gjithashtu ekspozita pasuese e prezantimit të saj të suksesshëm në Bienalen e 59-të Venecias si pjesë e pavjonit shqiptar në 2022.

Ekspozita përbëhet nga një përzgjedhje e veprave të Blloshmit nga vitet e ’60-ta të deri në vitin 2000.

Ndërkohë kjo ekspozitë përfshin autoportrete, peizazhe, portrete, kompozime në pikturë, fotografi e instalacione që flasin për thelbin estetik dhe realitetin personal të Blloshmit dhe po aq sa flasin dhe për kontekstin specifik politik dhe social në të cilin u krijuan.

Kuratore e kësaj ekspozite është Adela Demetja, regjisor Tin Dirdamal, artisti i mediave interaktive Alexander Walmsley, arkitekte e ekspozitës Dea Buza / Apparatstudio ndërsa për dizajnin u kujdes, Joreld Dhamo /Parallel Studio.

Galeria Kombëtare e Kosovës është institucioni i parë që e mirëpret këtë ekspozitë retrospektive, akoma më të zgjeruar dhe detajuar të veprave të një ndër artisteve më të rëndësishme shqiptare duke i prezantuar publikut një pjesë domethënëse të krijmitarisë së saj më shumë se gjysëm-shekullore.

Ndryshe, ekspozita realizohet me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe do të jetë e hapur deri më 15 tetor 2023.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAPET EKSPOZITA ‘‘ORKIDE“, ALBIN KURTI: NËPËRMJET KËSAJ SHOQATE, GRATË DHE VAJZAT PO FITOJNË SHKATHTËSI TË REJA DHE PO FUQIZOHEN EKONOMIKISHT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka marrë pjesë në ekspozitën e grave ‘‘Orkide“ në Prizren.

Qëllimi i kësaj ekspozite u tha se është të mos harrohen e as humbasin artizanatet e Prizrenit, gjegjësisht që të mbajmë gjallë trashëgiminë drejt ardhmërisë, duke bashkëjetuar me modernen.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult