Nga “Eposi i Kreshnikëve” te “Marubi”, Shqipëria bën gati katër dosje për në UNESCO

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka bërë me dije se po përgatisin dosje të tjera që disa pjesë të trashëgimisë kulturore të vendit të jenë nën mbrojtje të UNESCO-s.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se do aplikojnë që pjesë e organizatës të jenë dhe Eposi i Kreshnikëve, vallja e Tropojës, dhe Marubi.

“Po përgatisim dhe Eposin e Kreshnikëve, vallen e Tropojës, transumanca që është tradita e shtegtimit të bagëtive, dhe Marubin. Janë punë të mëdha që nuk bëhen vetëm. Ka nevojë për shumë ekspertë dhe shumë bashkëpunëtorë, patjetër që ka nevojë dhe për shumë financime”-  tha ajo.


Lexo edhe:

XHUBLETA NË UNESCO: “VESHJA SHQIPTARE E LASHTË 4 MIJË VJET, TASHMË ËSHTË PASURI E GJITHË NJERËZIMIT”

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka njoftuar se xhubleta është pranuar si pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO.

Në një postim në Facebook, Margariti u shpreh se xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Postimi i plotë:

𝗫𝗵𝘂𝗯𝗹𝗲𝘁𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗨𝗡𝗘𝗦𝗖𝗢!

Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore. Si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë!
Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!

ObserverKult