Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili, ka rrëfyer jetën e tij të thjeshtë para se të bëhej i famshëm. I ftuar te emisioni “Dola te Ola” në “News 24” Bujar Qamili tregoi, kohë më parë, se ka pasur një fëmijëri si të gjithë bashkëmoshatarët e tij në Shkodrën e atyre viteve.
Mes të tjerash ai zbuloi se në 8-vjeçare ka qenë në shtëpinë e Pionierit, dhe më pas rrëfeu se ka punuar për të ndihmuar familjen.
Po ashtu këngëtari tha se ka qenë edhe ndërmarrjen e duhanit, dhe më pas kaloi në sektorin e kaldajës, ku punoi për 15 vite. Ishte pikërisht koha kur këngëtari i muzikës popullore nisi angazhimin në muzikë.
Ai zbuloi se edhe pse një këngëtar i muzikës popullore atë e thirrën në Festivalin e Këngës në RTSH, ku ndryshe nga këngët e tjera atij i dhanë një këngë me motive popullore. Artisti shkodran tha se një mbështetje e madhe për të në Festival ka qenë Bashkim Alibali.
Këngëtari tha se pas Festivalit la punën në ndërmarrje dhe kaloi në estradën profesioniste.
Teksa në studio u shfaq një fotografi ku ai ndodhej në Zvicër me Bashkim Alibalin, tregoi se në vitin 1989 ka qenë në një turne me të për 30 ditë. Ai kujtoi se përzgjedhja për në turne u bë me anë të një shorti të madh që u realizua, pasi këngëtarët e mirë ishin të shumtë në Shkodër. Bujari tha se u nisën për të bërë dy koncerte në ditë dhe bënë katër të tillë. /panorama.com.al
___________________
Lexo edhe:
BUJAR QAMILI RRËFEN BETEJËN E VËSHTIRË ME COVID-19: KAM QËNDRUAR NË KOMA…
Artisti i madh i muzikës popullore, Bujar Qamili, ishte i ftuar në emisionin “Rudina” nga Rudina Magjistari në “Tv Klan”. Ai ishte edhe personi që hapi një sezon të premtesh festive, ku në 8 javë, do të ketë të ftuar VIP që do të këndojnë në një mini-koncert në studio.
Bujar Qamili zhvilloi gjithashtu edhe…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult