Nga: Armand d’Angour
Kultura dhe legjendat e Greqisë së lashtë kanë një trashëgimi të gjatë e të çmueshme në gjuhën moderne të arsimit, politikës, filozofisë, artit dhe shkencës.
Referencat klasike nga mijëra vite më parë, vazhdojnë të shfaqen. Por, cila ishte origjina e disa prej këtyre ideve?
A ekzistonte vërtet Kali i Trojës
Historia e Kalit të Trojës është përmendur më parë në Odisenë e Homerit, një këngë epike e shkruar 750 vjet para Krishtit, duke përshkruar pasojat e luftës së Trojës.
Pasi rrethuan Trojën për 10 vite pa sukses, ushtria greke ngriti kampet jashtë mureve të qytetit dhe bënë sikur u larguan për t’u kthyer në shtëpi. Mbrapa tyre ata lanë një kalë gjigand prej druri si shenjë e perëndeshës Athena.
Trojanët e futën kalin brenda në Trojë, dhe kur ra nata, luftëtarët grekë dolën jashtë kalit dhe e shkatërruan qytetin.
Provat arkeologjike tregojnë se Troja u dogj, dhe se Kali i Trojës ishte një trillim imagjinar.
Homeri është një nga poetët më të mëdhenj të Greqisë së Lashtë. A ekzistonte me të vërtetë?
Kali i Trojës nuk është i vetmi fiksion i historisë greke, ekzistenca e vetë Homerit është vënë shpeshherë në dyshim. Supozohet se epikat madhështore të Homerit, Iliada dhe Odisea, u kompozuan gojarisht, pa ndihmën e të shkruarit.
Ndërsa antikët nuk kanë dyshim që Homeri ishte një rapsod i vërtetë që kompozoi këto këngë monumentale. Vetëm një gjë është e sigurtë, që këto këngë janë shkruar në greqisht.
A ekzistonte ndonjë shpikës i alfabetit?
Data që i atribuohet shkrimit të këngëve të Homerit lidhet me prova të hershme të ekzistencës së shkrimeve greke në shekullin e 8 para Krishtit. Grekët e dinin se alfabeti i tyre (më pas i huazuar nga romakët për t’u shndërruar në alfabetin perëndimor) u përshtat nga ajo e fenikasve, një kombi në lindje që shkronjat e para kishte “alfa dhe bet”.
Adaptuesi i alfabetit mendohet të jetë Palamedes “një plak i mençur”, për të cilin thuhet se shpiku numërimin, monedhë, dhe disa lojra. Forma e shkronjave greke ndryshonin nga ajo e fenikasve.
A e shpiki Pitagora teoremën e Pitagorës? Apo e kopjoi nga dikush tjetër?
Është e dyshimtë nëse Pitagora ishte me të vërtetë matematikan. Fëmijët e shkollë akoma mësojnë të ashtuquajturën teoremë për gjetjen e hipotenuzës së trekëndëshit. Por këtë ekuacion babilonasit e njihnin shekuj përpara, dhe nuk ka prova që është Pitagora ai që e zbuloi dhe provoi këtë teoremë. Pitagorianët e mëvonshëm, thonë se Pitagora besonte se numrat ishin baza e çdo gjëje.
Çfarë i shtyu grekët të fillonin të përdornin paranë?
Do të ishte shumë e qartë për ne nëse do të ishin pjesëtarët komercialë që do të drejtonin shpikjen e parasë. Por qeniet njerëzore e kryenin tregtinë pa monedha, dhe nuk është e sigurtë nëse ekonomia e parë monetare në botë u ngrit në Greqi.
Klasicisti Richard Seaford argumentoi se shpikja e parasë i ka rrënjët thellë në psiqikën greke. Është e lidhur me nocionet e shkëmbimit reciprok. Instrumentet dhe institucionet financiare – kontratat bankare, kreditet dhe borxhet – u zhvilluan në shumë qytete greke gjatë shekullit të 5 para lindjes së Krishtit, me Athinën në krye.
Sa spartanët ishin spartanë në të vërtetë?
Komandanti legjendar spartan Lycurgus dha urdhër që spartanët duhet të përdornin hekurin si të vetmin mjet në formën e monedhës. Kjo histori mund të jetë pjesë e idealizmave të spartanëve të lashtë si një shoqëri luftarake të përkushtuar ndaj ushtrisë. Ndërsa Sparta klasike nuk kishte monedhat e veta, përdorte argjendin e huaj. Megjithatë ligjet parandalonin procesin e importimmit tek spartanët.
Cilat ishin sekretet e Kulteve Misterioze Greke?
“Nëse të thoja diçka, më duhej të të vrisja”. Sekretet ruheshin fort, dhe dënime të rënda jepeshin për çdo njeri që i zbulonte sekretet.
Gërmimet e shumta që janë bërë që në kohë të hershme, kanë zbuluar varret që përmbajnë fjalëkalime dhe udhëzime të shkruara në fletë të arta. Kjo në shenjë kujtimi për njerëzit e vdekur.
Kultet e para Misterioze Greke ishin ajo Demetrës, perëndeshës së agrikulturës, dhe Dionisit, Zotit të verës, ekstazisë – dhe e teatrit.
Kush ishte i pari që realizoi një dramë? Si nisi teatri?
Në Athinën e shekullit të 5, teatri ishte i lidhur ngushtë me kultin e Dionisit, në teatrin e të cilit u zhvilluan tragjeditë dhe komeditë e Akropolisit gjatë festivalit të përvitshëm. Por origjina e teatrit është një çështje për t’u diskutuar më shumë.
Tradita tregon për aktorin Thespis që luajti një rol dramatik për herë të parë rreth 532 vjet përpara Krishtit, ndërsa një tjetër pretendon se drama filloi me koret rituale të prezantuara nga pjesët e aktorëve. Aristoteli pretendonte se refrenet e tragjedisë ishin këngë rituale origjinale të kënduara dhe të kërcyera për nder të Dionisit. Drama komike iu përkushtuar imitimit të figurave bashkëkohore.
Çfarë e shtyu Sokratin të bëhej filozof?
Sokrati mund ta ketë pasur kokën e tij në re, dhe u portretizua në komedinë e Aristofanit për idetë e tij absurde dhe idetë në lidhje me shoqërinë.
Kjo pikturë është në kundërshtim me burimet kryesore të të dhënave biografike të Sokratit, dhe shkrimeve të nxënësve të tij Platoni dhe Ksenofoni. Të dy nxënësit e tij e trajtuan me respekt të madh si një udhëheqës i denjë moral.
Gjithsesi ata nuk treguan asgjë në lidhje me aktivitetet e hershme të Sokratit.
Në fakt përshkrimet tona të para rreth Sokratit, gjatë të tridhjetave të tij, e tregojnë atë si një njeri të veprimit. Ai shërbeu gjatë një fushate ushtarake në Greqinë veriore në vitin 432 para Krishtit. Gjatë një beteje të ashpër, Sokrati shpëtoi jetën e mikut të tij të dashur Alcibiades.
Më pas ai kurrë nuk e braktisi Athinën, dhe e kaloi kohën duke studiuar jetën dhe mendimet e miqve të tij athinas.
Ne mund të spekulojmë se Sokrati kishte luajtur me shkencën dhe politikën gjatë rinisë së tij, derisa ai e kuptoi rëndësinë e jetës gjatë eksperiencës së tij në luftë. Përderisa ai nuk shkroi asgjë vetë, imazhi i Sokratit si filozof vjen nga dialogjet me nxënësin e tij, Platonin.
A ishte Aleksandri i Madh me të vërtetë i madh?
Aleksandri kishte gjasa të bëhej një nga gjeneralët ushtarakë më të mëdhenj që bota kishte parë. Sipas burimeve antike, fizikisht nuk ta mbushte mendjen.
I shkurtër, truplidhur, ai ishte një pijanec i vështirë, me temperament impulsiv që në një rast e shtyu atë të vriste shokun e tij Kleitus gjatë një zënke.
Me kalimin e viteve ai u bë një person paranojak. Brenda 10 viteve, që kur ishte 20 vjeç, ai krijoi një perandori të madhe që shtrihej nga Egjipti në Indi.
Asnjëherë nuk u mund në një betejë. Ai themeloi 20 qytete me emrin e tij, duke përfshirë edhe Aleksandrinë në Egjipt. Suksesi i tij ushtarak dhe pushtimet e shumta i dhanë atij titullin “I madh”. /bota.al
ObserverKult
Lexo edhe:
QYTETI LEGJENDAR: JA CILA ËSHTË HISTORIA E VËRTETË E TROJËS
Nga Avery Hurt– “Discover Magazine”
Ka Perëndi zemërake dhe ndërhyrëse në jetën e njerëzve, një gjysmëperëndi që vritet dhe një hero fatkeq. Gjithashtu dashuri dhe thyerje zemre, triumf dhe humbje. Nuk është çudi pse “Iliada” ka ndikuar për mijëra vjet në letërsinë perëndimore.
Fjala “Iliad” vjen nga “Ilion”, një emër i lashtë për Troja dhe historia zhvillohet në ditët e fundit të rrethimit 10-vjeçar të atij qyteti.
Zakonisht poema e famshme i atribuohet Homerit. Një poeti grek që shkroi në fundin e shekullit VIII-të ose fillimin e shekullit VII-të Para Krishtit.
Homeri mund të ketë qenë autori i vetëm, ose ai ishte ndoshta personi që shkroi i pari një poezi të përshtatur nga një traditë e gjatë gojore.
Në çdo rast, ngjarjet e përshkruara në poezi ndodhën disa qindra vjet para se të shkruhej “Iliada”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult